close
Ekonomi

DORËZOHEN OFERTAT PËR ZONEN E SPITALLËS NË SHQIPËRI

no thumb

Projektbuxheti për vitin 2016 i hartuar nga Qeveria e Kosovës nuk garanton zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, por është vetëm për mbijetesë. Kështu kanë deklaruar përfaqësuesit e partive opozitare pak ditë pasi ekzekutivi i vendit e miratoi.

Ky Projektbuxhet që kap shumën e përgjithshme rreth 1.6 miliardë euro, në raport me vitet paraprake. do të ketë më pak mjete në dispozicion për investime kapitale. Sipas Ministrisë së Financave, investimet kapitale marrin pjesë me 27 për qind në buxhetin e përgjithshëm, përkatësisht 463.2 milionë euro, përderisa 22 për qind do të shkojë për pensione, asistencë sociale dhe pagesat e veteranëve të UÇK-së.

Ish-ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Haki Shatri, është shprehur se ky Projektbuxhet është vetëm për mbijetesë. Sipas Shatrit, kjo vlerë nuk ndryshon pothuajse aspak nga ajo e vitit të kaluar. /Agjencitë e lajmeve/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia