close
Top LajmeVendi

DORIS PAK: “JO”-JA E BRUKSELIT LE TË JETË THIRRJE PËR T’U ZGJUAR

Screenshot_6

Për unionin euro-aziatik flet Putini, jo VMRO-DPMNE”


Ish-eurodeputetja gjermane, e ngarkuar për komunikim me vendet e Evropës juglindore, Doris Pak, sot në Shkup u zotua për kthim të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve fqinje në agjendën për integrim në BE. “Nuk bëhet fjalë për zgjerim të BE-së, por për pranim të vendeve të cilat gjenden në mes të Evropës, ato janë këtu”, theksoi Doris Pak pas takimit me përfaqësues të Kuvendit, pushtetit dhe opozitës dhe organizatave joqeveritare vendase.

Dinamike dhe kategorike, siç e mbajnë mend shumica që nga fillimi i viteve të 90-ta, Doris Pak, me përvojën e deputetes prej dy dekada e gjysmë në Parlamentin Evropian dhe njohje të thellë të situatave në Ballkan, sot në Shkup u përpoq që JO-në franceze për negociata aderuese me Maqedoninë ta kthejë në moment për aksion të ri.

“Ky shok nga Brukseli ndoshta ishte “wake up call”, thirrje për t’u zgjuar e politikanëve të këtushëm, që të përfundimisht të nisin të veprojnë më shumë, të udhëheqin politikë të mirë, t’i shohin nevojat e vërteta të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut dhe të përpiqen t’i zgjidhin. Politika arsimore, politika shëndetësore, sistemi gjyqësor. Tri fushat më të rëndësishme ku duhet të punohet shumë më tepër se tani.” –tha Doris Pak, Ish-eurodeputetet.

Barriera që e ngriti presidenti francez Makron, sipas saj nuk është fjala e fundit, sepse Bashkimi Evropian duhet t’i plotësojë premtimet e dhëna në vitin 2003 dhe të mos e lërë rajonin si fushë për fuqitë e huaja. “Nuk bëhet fjalë për zgjerim, por për pranimin e vendeve që janë në mes të Evropës” – Doris Pak është kategorike. Në pyetjen e gazetarëve nëse është e shqetësuar për mundësinë që opozita ta kthejë Maqedoninë e Veriut në drejtim të kundërt, ajo u përgjigj.

“Nuk kam dëgjuar që ky është qëllimi i VMRO-DPMNE-së ose i cilitdo qoftë subjekt tjetër – të shkohet drejt Unionit Euro-aziatik. Cila është logjika, ku ndodhet Maqedonia e Veriut? Për mua kjo është budallallëk i madh, jologjike. Gjithsesi që Putini e nxit këtë temë, kjo është e qartë. Nëse ne nuk vazhdojmë edhe më tej të angazhohemi dhe ta tërheqim Maqedoninë e Veriut në BE, sigurisht që do të lëmë hapësirë edhe për lojtarë të tjerë, të cilët do të dëshirojnë që fuqinë dhe qëllimet e veta t’i plotësojnë këtu.” –shprehet Doris Pak, Ish-eurodeputete.

Nga biseda me Hristijan Mickoskin, Doris Pak nuk ka ardhur në përfundim se lideri i opozitares VMRO-DPMNE ka për qëllim “rrëzimin” e Marrëveshjes së Presëps. Ambasadori gjerman në Shkup, Tomas Gerberih, i cili e di me çfarë dinamike të rinjtë shpërngulen në vendin e tij, theksoi se Bashkimi Evropian duhet t’i mbajë premtimet për pranim të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht të mos ua vrasë shpresën njerëzve që përpiqen të krijojnë jetë më të mirë në vendin e tyre. /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia