close
Vendi

DPHM:VALË E RE E TË FTOHTIT KAPLON VENDIN

bore-590×354

Sot nga fundi i ditës dhe gjatë natës priten rreshje të shiut ndërsa në pjesën perendimore të vendit dhe në vendet më të larta rreshje të dëborës.Nesër pritet të kemi mot me vranësira dhe me rreshje më të rrëmbyeshme të shiut të cilat në pjesët perëndimore ,veriore dhe ato më të larta të vendit do të jenë kryesisht me borë.

Do të fillojë të fryjë erë e matur veriore e cila të martën dhe të mërkurën do të përforcohet.

Reshje lokale të kohë pas kohëshme të borës do të ketë të martën, ndërsa nga e mërkura moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit, vende-vende edhe nën -10 gradë, ndërsa edhe ato të ditës në disa vende do të jenë nën zero.

 

/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia