close
Top LajmeVendi

Dr.GROZDANOVA: DUHET TË GJITHË TË VAKSINOHEN, PA DALLIME

BFCE8414-E8E3-4E6A-B2B8-E7E9780C05CA

Duhet të gjithë të vaksinohen pa dallime. Por sipas kategorive, që janë të njohura në të gjithë botën, duhet të fillojmë me punonjësit shëndetësor edhe pse një numër I madh I tyre tashmë kanë kaluar sëmundjen duke qenë të inkuadruar nëpër covid-qendra, në grupin e dytë të moshuarit dhe të tretën infrastruktura kritike me qëllim që sa më shpjet t`I kthehemi normalitetit – tha Mjekja Aleksandra Grozdanova, Kryetare e Komitetit për Imunizim pranë Ministrisë së Shëndetësisë

Deri në stinën e verës kur pritet imunizimi I popullsisë duhet t`I respektojmë masat, u dëshmua se mund të infektohen edhe persona që e kanë kaluar sëmundjen.  Tani edhe me mutacionet e viruseve duhet të kemi kujdes maksimal që mos të infektohemi – tha Grozdanova.

I kemi pyetur të gjithë punonjësit shëndetësor dhe një pjesë e madhe e tyre rreth 75% janë prononcuar se duan ta marrin vaksinën kurse në spitalet private shifra është më e madhe – tha Grozdanova. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia