close
Vendi

DREJTORËT PARTIAKË U ZËNË VENDIN PROFESIONISTËVE

vllada na RM

Përzgjedhja e drejtuesve të institucioneve brenda organeve të partisë është në kundërshtim të plotë me vlerat demokratike, thonë organizatat joqeveritare dhe njohës të çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tyre, në krye të institucioneve duhet të zgjidhen profesionistë e jo persona për të cilët vendos kryesia e partisë.

Komentet vijnë pasi partia shqiptare Alternativa, gjatë fundjavës, ka bërë të ditur listën e emrave që do të drejtojnë ndërmarrje publike dhe agjenci, të tilla si kompania energjetike MEPSO, ajo e Hekurudhave, drejtoria e Librave Amë, Spitali Klinik i Tetovës, Fondi Pensional, Agjencia për Investime të huaja etj., krahas emrave që do t’i drejtojnë edhe tri ministri./REL/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia