close
Top LajmeVendi

DREJTORIA E DOGANAVE: PEZULLOHEN DY DOGANIERË NUK KANË EVIDENTUAR DALJEN E AUTOBUSIT NGA VENDI

GRANICEN-PREMIN-BLATO

Autobusi I “Besa Trans” gjatë një periudhe prej një viti, ka kaluar në katër vendkalime kufitare të vendit – ka konstatuar Drejtoria e Doganave pas kontrolleve te kryera. Dalja e fundit e autobusit ka qenë udhëtimi për në Turqi, kurse është kontrolluar vetëm lista e evidentimit për transport të udhëtarëve.

“Gjetjet e para nga kontrolli I brendshëm tregojnë se më 18.11.2021 nga ana e zyrtarëve të doganës, në mënyrë elektronike nuk është evidentuar dalja e automjetit me tabela të regjistrimit SK0284BA të kompanisë “Besa Trans” nga Shkupi, është bërë vetëm kontrolli I listës evidentuese për transport të udhëtarëve. Për parregullistë që deri tani janë konstatuar gjatë procedurës, kundër dy doganierëve që kishin qenë në ndërrimin kur autobusi ka dalë nga vendi, do të ndërmerren masa për pezullimin nga vendi i punës, kurse për udhëheqësin e tyre do të ketë masa sanksionimi” – thonë nga Drejtoria e Doganave.

Nga kjo Drejtori, sic percjell KlanM, thonë se kontrollohet edhe besueshmëria e dokumenteve që “Besa Trans” i ka paraqitur gjatë hyrjes dhe daljes të autobusit nga vendi.

“Për automjetin me tabela të regjistrimit SK0284BA të kompanisë “Besa Trans” gjatë periudhës nga 15.10.2020 deri më 11.11.2021, Drejtoria e Doganave ka evidentuar më shumë kalime përmes vendkalimeve kufitare; Deve Bair, Bllacë, Qathë Thanë dhe Dellçevë, për lloje të ndryshme të transportit, duke llogaritur edhe evidentimin e numrit të Certifikatës së licensës për kryerje të transportit publik në trafikun rrugor ndërkombëtare – transport të lirë të udhëtarëve. Besueshmëria e këtyre dokumenteve do të kontrollohen në mënyrë plotësuese” – thonë nga Drejtoria e Doganave./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia