Drejtoria e librave amë ndërpret grevën – nesër kthehen në punë

RISTESKI: SHPRESOJMË SE SË SHPEJTI DO TË KETË EDHE RRITJE TË PAGAVE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Pas 7 javëve grevë të sindikatës së pavarur në Drejtorinë e Librave Amë, sot u nënshkrua marrëveshje kolektive për të punësuarit. Drejtori i këtij institucioni, Blerim Abazi deklaroi për media se, me këtë marrëveshje sindikata dhe punëdhënësi e përcaktuan që paga minimale të jetë pagë bazë. Ai po ashtu tha se, kjo përfshin edhe pagesë të regresit për pushim vjetor si dhe të drejta të tjera.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje u avancuan në mënyrë shtesë të drejtat e të punësuarve të marrëdhënieve të punës nga Drejtoria për Menaxhim me Librat Amë. Me marrëveshjen kolektive përcaktohen kriteret për pushim vjetor, mungesat e paguara dhe të papaguara, kompensime të pagave dhe të ardhura të tjera” – tha Blerim Abazi, drejtor i drejtorisë së librave amë

Ndërkohë, kryetari i Konfederatës së Sindikatave, Marjan Risteski është optimist se së shpejti do të zgjidhet edhe pjesa e rritjes së pagave që e kërkojnë, pasi për këtë, siç tha ai, janë në kontakt me Qeverinë.

“Sa i përket pjesës së financave, ne si konfederatë kemi kontakte të caktuara me Qeverinë dhe shpresoj se këtë periudhë, këtë iniciativë që udhëheqë Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë 2,806 denarë veçmë, për të mos thënë pothuajse, shpresoj se është e dakorduar. Ajo do të vlejë po ashtu edhe për këtë kategori të të punësuarve që janë në drejtori, shpresoj se ajo do të jetë gjatë muajit korrik. Kështu që, do të mbetet edhe një hapësirë e vogël e financave nga ajo përqindje që e kërkuan të punësuarit ” – tha Marjan Risteski, konfederata e sindikatave të lira.

Kryetari i sindikatës së pavarur në këtë drejtori, Toni Miloshevski theksoi se, për herë të parë është nënshkruar marrëveshje kolektive e cila rregullon shumë çështje të padefinuara deri më tani, por tha se greva nuk është ndërprerë por, është pezulluar deri më 20 korrik, derisa të zgjidhje edhe pjesa financiare. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share