close
Top LajmeVendi

AKSIONI ANTI-DROGË: MPB-ja ZBARDHI DETAJE

F08C8A71-575D-4966-BD12-F7BF1A73A3B9

ARRESTOHEN GJASHTË PERSONA AKSIONI ME MBËSHTETJE TEKNIKE NGA DEA AMERIKANE


Gjashtë persona janë ndaluar nga policia në disa qytete të Maqedonisë së Veriut, me dyshime për trafik të drogës. Ata sot kishin dalë para gjykatës penale të Shkupit. Aksioni që është zbatuar nga MPB-ja në bashkëpunim me Agjencinë amerikane anti-drogë DEA, vazhdon edhe më tej – thonë nga policia, kurse krahas rreth 200 kilogramë të marijuanës, në të shtëpitë e të dyshuarve, janë gjetur edhe armë të jashtëligjshme, stoli ari dhe para.

Gjashtë personat që ishin ndaluar gjatë aksionit policor në Prilep, Shkup, Manastir dhe Gjevgjeli, dhe për të cilin Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski tha se është kapur drogë në vlerë prej mbi 800 mijë eurove, me pranga në duar sot idhin dërguar para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit. Më pas MPB-ja publikoi detaje për aksionin ku janë konfiskuar 200 kilogramë marijuanë.

SUZANA PRANJIQ – ZËDHËNËSE MPB

“Në drejtimin rrugor Prilep-Rosoman, në afërsi të f.Raec është ndaluar automjeti Audi A8, me targa të Shkupit, ku kanë qenë të ndaluarit K.S dhe M.Z. Më pas është ndaluar edhe një automjet “Dacia Daster” me targa të Shkupit, drejtuar nga A.U, ku bashkëudhëtar ka qenë G.K, kurse pas tyre automjeti transportues – furgon, ku gjendej një sasi e madhe e drogës, e paketuar në 40 kuti kartoni ku ka pasur 400 paketime polietilenike me drogë”

Organizator I grupit, 36 vjecari D.J nga Strumica është kapur në një pikë karburanti në Gjevgjeli, kurse tek 45-vjecari A.U nga Shkupi është gjetur sasi e madhe e armësh dhe municione, derisa në një banesë në Manastir edhe një koleksion I orëve luksozë dhe para. Ndryshe, tek 46-vjecari K.S nga Prilepi, I cili ka qenë edhe zyrtar I policisë, është gjetur një sasi e madhe e parave.

Nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, përmes një komunikate kanë konfirmuar se operacioni anti-drogë ka qenë teknikisht i mbështetur nga Agjencia amerikane për luftë kundër drogës – DEA.

AMBASADA E SHBA-së NË SHKUP

“Në këtë rast, si edhe në rastin me pasaportat, kemi punuar së bashku me MPB-në dhe kemi dhënë mbështetje teknike.”

Opozitarja VMRO-DPMNE siç duket edhe këtë herë, si në rastin me pasaportat, disponon me detaje.

DIMÇE ARSOVSKI, VMRO-DPMNE

“Sërish dëshiroj t’i parashtroj pyetje pushtetit dhe konkretisht kryeministrit Zoran zaev, shoferi Trajçe Zaev, kushëriri i parë i Zoran Zaev është një nga të arrestuarit, që ka qenë veturë shoqëruese e dërgesës me drogë? Duhet të dalin edhe familja Zaev, edhe pushteti, edhe MPB-ja dhe të përgjigjen cila është përfshirja e kësaj familje në tregtinë me lëndë narkotike.”

Me urdhër të Prokurorit Publik dhe të Gjykatësit të procedurës paraprake, në bashkëpunim me Komisionin e kompanive që në Maqedoninë e Veriut janë të licensuar për prodhimin e kanabisit mjekësor, mbrëmë janë kryer bastisje në dy fabrika për kanabis mjekësor në Prilep dhe Manastir, me të cilët ka bashkëpunuar njëri prej të arrestuarve.

Kjo nuk është hera e parë që policia të parandalojë trafikim të marijuanës që lidhet me fabrika vendore për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore, ku autoritet shohin potecial të madh në vend. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia