close
Kulture

DUA LIPA I GËZOHET SUPER SUKSESIT TË “ZGJOIT”

bash2

Filmi “Zgjoi” i regjisores nga Kosova, Blerta Basholli ka shënuar një super sukses në kinematografinë ndërkombëtare. Teksa zotëron tre çmimet kryesore të Sundance Festival: Çmimin e Madh të Jurisë, Çmimin e Audiencës dhe Çmimin e Regjisurës, filmi është përzgjedhur në listën e ngushtë në kategorinë e filmave të huaj në edicionin e 94-t të Academy Awards.

Kjo arritje e madhe padyshim që e ka gëzuar pa masë dhe artisten shqiptare me famë botërore, Dua Lipën. Këngëtarja ka rishpërndarë në InstaStory postimin e regjisores Blerta Basholli, ku e etiketuar ka qenë edhe vetë Dua.

“Lajmi më i mirë për t’u zgjuar”, shkroi Lipa në InstaStory, duke shprehur gjithë lumturinë për suksesin e filmit.

Sjellim në vëmendje se Dua së bashku me prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, ka qenë e pranishme fizikisht në premierën e “Zgjoi” në SHB./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia