close
Showbiz

DUA LIPA KONFIRMON DATËN E TURNEUT NË AMERIKË

62nd Annual GRAMMY Awards 

PROMOVIMI I 2-TË I ALBUMIT “FUTURE NOSTALGIA” NIS NË SHKURT TË 2022


Ylli me famë botërore, Dua Lipa, më në fund do të realizojë turneun e saj të shumëpritur i cili ka për qëllim promovimin e dytë dhe shumë të suksesshëm të albumit të këngëtares,” Future Nostalgia”.

Turneu i Dua Lipës në Amerikë do të fillojë në Shkurt të vitit të ardhshëm, me një koncert në qytetin bregdetar Majami, kurse do të përmbyllet më 1 Prill në Vankuver.

Në disa koncerte të caktuara, bukuroshja me origjine kosovare në skenë do të shoqërohet nga yje te tjerë të muzikës, si Megan Thee Stallion, Caroline Polachek dhe Lolo Zouaï.

Jam shumë e lumtur që do të realizoj sërish turne dhe do t’i takojë personalisht engjëjt e mi! Është e mahnitshme që të gjithë do të kemi mundësi të vallëzojmë dhe festojmë së bashku. Kur po i shkruaja këngët e albumit ‘Future Nostalgia’, e imagjinoja që ato të transmetoheshin në klube të natës kur të gjithë të ishin me shoqëri duke festuar. Prandaj, jam shumë e lumtur që kjo dëshirë më në fund po realizohet. Mezi pres t’i përjetoj këto këngë live, bashkë me ju”, është shprehur këngëtarja në prononcimin e saj për media.

Dua Lipa e lançoi albumin “Future Nostalgia” në Mars të vitit 2020, në kohën kur bota hyri në karantinën e parë dhe të gjitha ngjarjet kulturore u pezulluan për shkak të pandemisë.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia