Dua Lipa po pushon në jug

10 ditë para startimit të “Sunny Hill Festival” në kryeqytet

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Dua Lipa rikthehet në Shqipëri. Pas mbylljes së “Sunny Hill” në Prishtinë, këngëtarja po pushon në jug të vendit. Në rrjetin social ajo ka postuar disa foto ku duket mahnitëse dhe në forme teksa ndodhet në bregdet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Vajza shqiptare në Shqipëri”, shkruan Dua në Instagram.

Për 10 ditë do të nisë në kryeqytet “Sunny Hill Festival”, event muzikor i krijuar nga babai i saj. Për tre ditë me radhë Tirana do kthehet në kryeqendër të muzikës bashkëkohore.

Ylli i muzikës botërore do të performojë bashkë me këngëtarë të tjerë të njohur me performanca të mrekullueshme për mijëra fansa që do të jenë pjesë e festivalit. Ndërsa në Prishtinë ky festival dhuroi 4 netë të paharrueshme.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share