close
Showbiz

DUA LIPA, SHQIPTARJA QË FITOI DY ÇMIME GRAMMY

dua-lipa-on-wins-21-savage-728×430

Artistja e re më e mirë, dhe kënga më e mirë e zhanrit Dance, Dua Lipa bëhet artistja e parë shqiptare që fiton dy çmime Grammy. Ajo ka qenë femra e dytë më e dëgjuar e vitit 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e para në Mbretërinë e Bashkuar.

Dua Lipa, shkruan historinë duke u bërë artistja e parë shqiptare e cila fiton dy çmime Grammy. Ajo u shpall fituese në mbrëmjen më të madhe muzikore të vitit Grammy Auards 2019 në kategorinë “Kënga më e mirë e zhanrit Dance”, për këngën e saj “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo. Ajo po ashtu ka rrëmbyer edhe çmimin si artistja e re më e mirë.

“Jam artiste me dy çmime Grammy!!! Jam shumë e përulur dhe mirënjohëse në këtë moment. I dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim, të gjithë artistëve të mahnitshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e vërtetë është realizuar! Faleminderit!!”, ka shkruar Lipa në Instagram pak pasi mori çmimin.

Lipa la pas këngët “Northern Soul” nga Above & Beyond dhe Richard Bedford, “Ultimatum” nga Disclosure dhe Fatoumata Diaëara, “Losing It” nga Fisher dhe “Ghost Voices” nga Virtual Self.

Dua Lipa ka qenë femra e dytë më e dëgjuar e vitit 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e para në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi që mban emrin e saj e që kryesohet nga hitet “Nju Rules” dhe “IDGAF” ka qenë albumi i katërt më i dëgjuar në Spotify në SHBA në vitin e kaluar. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia