close
Showbiz

DUA LIPA SUKSES HISTORIK ME KËNGËN “LEVITATING”

63rd Annual GRAMMY Awards – Arrivals

Hiti “Levitating” i këngëtares me fame botërore Dua Lipa  ka thyer rekord duke e bërë artisten e parë femër që qëndron për 35 javë në listën e 10 këngëve më të dëgjuara.

Lidhur me këtë rekord historik ka reaguar edhe Dua përmes një postimi në Instagram, ku ka shkruar: “E pabesueshme! Mirënjohëse që e kam bërë këtë këngë me disa nga njerëzit e mi të të preferuar në planet, Clearence Coffe Jr., Sara Hudson, The Coz, por kjo këngë do të ishte asgjë pa ju djema Ju dua, faleminderit! 35 javë në top 10 këngët më të dëgjuara”.

Para disa ditësh, Dua shënoi një tjetër sukses. Bashkëpunimi i saj me Elton John arriti të ngjitej në krye të listave. Dua Lipa po punon për një album tjetër.

Bashkëpunëtorët e saj kanë treguar se albumi i saj i tretë do jetë ndryshe nga “Future nostalgia”, teksa pritshmëritë janë edhe më të mëdha./Klan News/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia