close
Showbiz

DUA LIPA PARALAJMËRON SHOU VIRTUAL “STUDIO 2054“

C525A604-4B69-4B52-B5F4-7D5D6D9AB777

KONCERTI ONLINE MË 27 NËNTOR, BILETAT NGA SOT NË SHITJE

Pritja përfundoi, sekreti publikohet! Biletat për “Studio 2054” të Dua Lipas tashmë janë në shitje dhe janë të kapshëm në FESTIKS, platformën e re për ngjarje ndërkombëtare me seli në Prishtinë.

“Studio 2054” është dicka e re, përvojë multidimensionale që LIVE do të emetohet në tërë botën më 27 Nëntor – E Premte, me fillim në ora 21.30 në LIVENow.

I gjithë shou do të transmetohet LIVE nga nja depo gjigande me cka “Studio 2054” do të ofrojë përjetim komplet jokonvencional dhe unikat. Dua Lipa do të lëvizë nëpër platforma të ndërtuara me TV skenografi mbireale.

Duke prezantuar “Future Nostalgia”, “Club Future Nostalgia” dhe debi-albumin e saj, Dua Lipa përgatit edhe befasi me mysafirë special me cka do të krijohet shpërthimi I lumturisë dhe cësteve të bukura.

Do të kemi mundësi të shijojmë më tepër në film se sa shout ë rregullt koncerti.

Për vendet e rajonit, por edhe për Maqedoninë e Veriut, biletat janë në shitje, duke filluar nga sot ( E martë ), në linkun e mëposhtëm. 

https://festtix.co.uk/.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia