close
Showbiz

DUKESHA E KEMBRIXHIT FESTON DITËLINDJEN E 40-TË

Dukesha

Pallati Kensington ka publikuar tre portrete të reja të veçanta të dukeshës


Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton feston ditëlindjen e 40-të. Mediat e huaja raportojnë se gruaja e Princit William ka lindur më 9 janar 1982 në Reading të Berkshire, në një familje të klasës së lartë.

Me rastin e ditëlindjes së Dukeshës janë publikuar  tre portrete të reja. Fotografitë janë realizuar nga fotografi Paolo Roversi ku ajo shfaqet me tre fustane të ndryshme, të cilat janë të markës luksoze britanike Alexander McQueen.

Fotografitë do të bëhen pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Portreteve  të cilat do të ekspozohen në tre vende Berkshire, St Andrews dhe Anglesey. Këto tre vende kanë një kuptim të veçante për dukeshën.

Kate u rrit në Bucklebury, Berkshire, dhe shpesh kthehet për të kaluar kohë me prindërit e saj, Carole dhe Michael Middleton, të cilët ende jetojnë në fshatin e qetë.

Ndërkohë St. Andrews është një vend i rëndësishëm si për Kate ashtu edhe për Princin William pasi ata u takuan për herë të parë si studentë në Universitetin e St. Andrews në 2002.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia