close
Rajoni

Duma: Protagonizmi personal i disa individëve në opozitë nuk duhet të djegë të ardhmen e shqiptarëve

dumma

Grida Duma ka folur për mediat pasi la mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku sot pritet të caktohet dita ku do të zhvillohet raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit.

Duma tha se opozita duhet që të kërkojë qartësisht që kandidati t’i lihet asaj për ta propozuar dhe mazhoranca pastaj voton pro ose kundër. Sipas saj, “Protagonizmi personal i disa individëve në opozitë nuk duhet të djegë atë që është e ardhmja e shqiptarëve”.

“Të drejtën mazhoranca e ka në raundet e fundit, e aprovon presidentin, cilindo kandidaturë me votat e veta, por ne nuk jemi duke kërkuar këtë Presidentin që e voton etëm mazhoranca apo jo. Shqetësimi që e kam thënë që në fillim, është ky. Ne si opozitë nuk duhet t’i japim mundësinë një mazhorance e cila i drejtohemi, që nuk i ka mandatet sepse disa i ka ilegjitime, ne i themi ju që s’keni mandatin dhe legjitimitetin as moral dhe politik, jeni po ata që do të plotësoni kriteret e mrekullueshme që ju japim ne. Këtu jemi në absurd.

Protagonizmi personal i disa individëve në opozitë nuk duhet të djegë atë që është e ardhmja e shqiptarëve. Jo se Presidenti ka ato kompetenca që realisht duhet të kishte presidenti, megjithatë ai mbetet një mjet për mbrojtjen e balancës dhe kontrollit. E vetmja gjë i mbetet dhe që i jep moral opozitës është që t’i kërkojë mazhorancës qartësisht që kandidati t’i lihet opozitës. Pas kësaj ata e votojnë ose jo është në çështjen e tyre është në vullnetin e tyre dhe pas kësaj, opozita nuk merret më me kriteret. Madje thashë që bëjeni të enjten raundin tjetër.

Nuk ka nevojë ta zgjasim kaq gjatë. Janë tre takime të Konferencës së Kryetarëve që nuk kanë prodhuar asgjë. Një politikë që nuk prodhon asgjë është një politikë e një fasade që po e shkatërron këtë vend”, tha Duma./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia