close
Sport

DURRËS: ORGANIZOHET KUPA PAVARËSIA 2021 “TË FESTOJMË SË BASHKU”

Kupa Pavarësia

Me moton “Të festojmë së bashku” në organizim të Shoqatës Vllaznimi që drejtohet nga  Idris Gashi dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, më datën 28 dhe 29 Nëntor, në  qytetin e Durrësit, organizohet edicioni nëntë “Kupa Pavaresia 2021`. Sipas organizatorit kësaj radhe do të marrin pjese ekipe të grupmoshave: U-9 të lindur në vitin 2013/2014 dhe U-11 të lindur  në  vitin 2011-2012
Ashtu si gjithmonë edhe kësaj radhe pritet të marrin p[jesë ekipe nga të gjitha trojet  shiptyare si nga  Maqedonia e Veriut, Kosova, Lugina e Preshevës dhe Bujanocit, Mali i Zi  dhe ekipe nga qytetet e Shqipërisë për të festuar 109 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Si gjithmonë të gjitha ekipet i mirëpresim zemër gjerë që të festojmë së bashku”  tha organizatori i turneut  Idriz Gashi

Për të gjitha ekipet pjesëmarrëse  organizator do të ndanë Kupa në shenjë të respektit për festën gjithëkombëtare. / KlanMacedonia

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia