Durrësi, bregdet për të gjitha shtresat

Pushuesit: Çmimet janë të pranueshme, ka shërbim dhe qetësi për ne 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Plazhi i vijës bregdetare të Durrësit ka një frekuentim të lartë gjatë këtij sezoni veror. Pushuesit thonë se janë të kënaqur nga shërbimi që ofrohet dhe qetësia ndërsa sa i përket çmimeve deklarojnë se janë të përballueshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pushues të ardhur kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, tregojnë se përgjatë një dite pushimi shpenzojnë deri në 100 Euro, një shifër kjo e pranueshme sipas tyre për një zonë turistike.

Pjesa më e madhe e atyre që frekuentojnë Durrësin mbetën të kënaqur me atë çka gjejnë, duke pohuar se po kalojnë pushime të qeta dhe të sigurta.

Vija bregdetare e Durrësit mbetet më e populluara në vend dhe që frekuentohet masivisht kryesisht përgjatë sezonit veror. Kjo për shkak të larmisë së shërbimeve dhe çmimeve, ku çdo pushuesi,  i ofrohet mundësia e zgjedhjes.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share