close
Sport

DY FEMRA NGA ARABIA SAUDITE NË RALLY DAKAR TË VITIT 2022

formula1 vajzat

MARIN PJESË MASHAEL AL-OBAIDAN DHE DANIA AKEEL


Dakar 2022 nuk ka nisur ende, por ky edicion ka hyrë që tani në histori. Madje garat Rally Dakar të vitit 2022 do të thyejnë një tabu, pasi për herë të parë do të marrin pjesë dy femra nga Arabia Saudite. Bëhet fjalë për Mashael Al-Obaidan dhe Dania Akeel, që do të garojnë në turneun që zhvillohet për të tretin vit me radhë pikërisht në Arabinë Saudite.

 

Dhe të mendosh që deri në vitin 2018 në garat Rally Dakar lejoheshin vetëm meshkujt, por disa ndryshime në rregullore kanë bërë të mundur që të garojnë edhe femrat. Të dyja garueset janë 33-vjeçare dhe kanë një pasion të madh për garat rally, duke marrë pjesë në disa evente dhe kanë arritur rezultate të mira. Tashmë për to është koha të provojnë veten në një event të madh si Rally Dakar.

Për të dyja vajzat lajmi dhe konfirmimi i tyre në garat e Rally Dakar 2022 është pritur me shumë entuziazëm. “Jemi të lumtura, por edhe të kujdesshme për këtë garë, pasi bëhet fjalë për një event të gjatë dhe që rezervon shumë të papritura. Kjo është një ëndërr që bëhet realitet dhe shpresojmë të paraqitemi sa më mirë”, u shpreh Mashael Al-Obaidan./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia