close
kons

Pandemia me Kovid 19 ka shtyrë shumë qytetarë të blejnë online. Por me këtë janë rritur edhe ankesat e qytetarëve të pakënaqur nga cilësia e produkteve dhe mos pasja mundësi për t’i rikthyer paratë. Nga organizata e konsumatorëve të Maqedonisë informojnë se për një vit janë ankuar rreth 2 mijë qytetarë.

MARTINA GËRNÇAREVSKA

“Problemi është se ka shitje ilegale online. Ajo është blerja përmes facebook-ut. Pasi që blerjen online qytetarët tanë e konsiderojnë edhe blerjen përmes facebook-ut ku nuk u japin fatura dhe nuk kanë dëshmi se kanë blerë diçka. Vetëm e porosisin dhe pastaj u vjen dërgesa me dëmtime dhe pastaj nuk kanë të drejtë ta kthejnë”

Ndërsa nga Agjencia e postës thonë se qytetarët më së shumti ankohen për vonimin e dërgesës.

 BILJANA AVRAMOVSKA DREJTORE NË AGJENCINË E POSTËS

“Deri në këtë moment kemi 45 parashtresa deri të Agjencia e postës. Qytetarët ankohen më së shumti për vonesën e dërgesës, për humbjen apo dëmtimin e dërgesës. Por dua të potencoj që më së shumti pakwnaqësi ka për mënyrën e dërgimit”

Grupmosha që përdorë më së shumti blerjet online janë klientët nga 17-35 vjeç. Me zhvillimin e teknologjisë konsumatorët janë të prirë gjithnjë e më shumë drejt blerjeve online./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia