close
Top LajmeVendi

DY NGA SHTATË PACIENTËT E LËNDUAR TRANSFEROHEN NË SHKUP

Urgenten-centar-iz-ava-6

PESË TË TJERËT DERI TË MËRKURËN PRITET TË ARRIJNË NË RMV

Dy nga shtatë udhëtarët e mbijetuar në fatkeqësinë e autobusit në Bullgari, sot nga spitali i Sofjes “Pirogov” janë tranferuar në Shkup, në Qendrën Urgjente Kirurgjike. Ata me më pak lëndime kanë arritur të ikin nga autobusi i ndezur, ndërsa pesë të tjerët, të cilët u janë nënshtruar ndërhyrjeve operative, gradualisht prej nesër deri më 1 dhjetor gjithashtu do të transferohen në vend.

Me dy autoambulanca autoritetet shëndetësore në vend kanë sjellë dy nga udhëtarët që ishin të hospitalizuar në spitalin e Sofjes “Pirogov”. Ministri i Shëndetësisë pak para arritjes së tyre theksoi se në vend kanë arritur një vajzë 17 vjeçe dhe një burrë 49 vjeç, të cilat janë vendosur në Klinikën e Kirurgjisë Plastike.

VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Pacientët do të mbahen nën opservim dhe konform kohës se sa do të mbeten të hospitalizuar, më pas do të bëhet vlerësimi për trajtimin e mëtutjeshëm shtëpiak. Kanë mbërritur kolegët nga psikiatria me qëllim që t`u jepet ndihma psikologjike që është shumë e rëndësihme për këtë moment”

Deri të mërkurën pritet transferimi i pesë udhëtarëve të tjerë të mbijetuar, mjekimi i të cilëve do të vazhdojë në vend.

Këta janë udhëtarët e vetëm të cilët natën e së martës kanë arritur të dalin nga autobusi i djegur i Besa Trans, në të cilin u asfiksuan dhe u dogjën 45 persona të tjerë me të cilët së bashku e kaluan fundjavën në Stamboll.

Për shkak të horrorit në të cilin kaluan dhe humbjes së të afërmve, ata do të vazhdojnë të kenë mbështetje psikologjike profesionale./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia