close
Bota

Dy të vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat në një shtëpi të kujdesit në Holandë

1-52-750×430

Dy persona kanë gjetur vdekjen dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë nga të shtënat në një shtëpi të kujdesit në Holandë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, oficerët u njoftuan për një incident të premten në një shtëpi dhe fermë në fshat në Molensingel, në periferi të Alblasserdam.

Dhe Policia e Roterdamit tha në Twitter se “i dyshuari është arrestuar dhe arma e zjarrit është sekuestruar”.

“Dëshmitarët janë marrë nën përkujdesje, është ofruar ndihma për ta dhe hetimi është duke u zhvilluar”.

Sipas mediave holandeze, shtëpia e kujdesit strehon të rinj dhe të rritur “që po përpiqen të rikthejnë jetën e tyre në rrugën e duhur”, ndërsa personat me aftësi të kufizuara punojnë gjithashtu në fermë.

Sidoqoftë, nuk janë dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me të shtënat.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia