close
Top LajmeVendi

DY VIKTIMA TË REJA NGA VIRUSI KORONA, 31 DHE 90 VJEÇ

16 TË INFEKTUAR TË RINJ, NUMRI I PËRGJITHSHËM ARRINË NË 257 PERSONA


Pas luftës njëmujore me infeksionin korona në Maqedoninë e Veriut, numri i të sëmurëve arriti në 257 pacientë, por trendi ende nuk është me shpejtësinë që mund të ngarkojë sistemin shëndetësor. Ministri i Shëndetësisë  theksoi se 31 vjeçar nga Shkupi, që është viktima më e re nga gjithsejt 6 nga virusi deri më tani, ka pasur fazën më të rëndë të sëmundjes që ka shkaktuar gjakderdhje dhe dështim të mushkërive të bardha. Prej nesër testimi do të jetë më masiv, ndërsa inspektorët do të kontrollojnë nëse ka pasur papërgjegjësi në mesin e mjekëve nga Ohri, të cilët e kanë refuzuar gruan nga Struga që vdiq gjatë ditës së djeshme, për çka është hequr nga puna drejtoresha e spitalit në Ohër.
Faktori i vetëm i rrezikut te djali 30-vjeçar – viktima e gjashtë nga virusi korona në Maqedoninë e Veriut ka qenë pesha e tepërt trupore. Përkeqësimin i gjendjes së tij, ministri Venko Filipçe e përshkroi si formën më të rëndë të sëmundjes, e cila siç duket nuk i kursen as të rinjtë.
“Një faktor rreziku është obeziteti, që e ka pasur, por pasqyra klinike që e ka pasur dhe mënyra e përkeqësimit të pasqyrës klinike është praktikisht forma më e rëndë e përkeqësimit siç është përshkruar në literaturë, përkeqësim i menjëhershëm, rënie e menjëhershme e saturimit, përkatësisht lidhjes së oksigjenit gjatë ditës së  djeshme, menjëherë është vënë në aparat respirator, megjithatë pasqyra klinike me gjakderdhje dhe në një mënyrë dështim i mushkërive të bardha.” –deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Pas një muaji pasiqë pacienti i parë i cili nga Italia arriti në Shkup me infeksionin korona, faza më e vështirë do të vijë më pas, vlerëson Filipçe, por shton se shkalla  e përhapjes së virusit i lë hapësirë për “të marrë frymë” sistemit shëndetësor në vend. Përkatësisht është më mirë që kemi përhapje lineare, jo eksponenciale të sëmundjes, që do mund të jetë e papërballueshme për spitalet.

“Në ditët e fundit vërejmë një rrafshim të kurbës, por nuk do të thoja asgjë për momentin, nuk do ta komentoja këtë, përveç që dua të them se jemi optimistë të kujdesshëm.”-shprehet Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Filipçe sot i bëri thirrje popullatës të vazhdojë me masat për parandalim të përhapjes së sëmundjes, duke qëndruar në shtëpi, pa komunikim fizik dhe me higjienë në nivel, sepse pandemia në botë nuk ndalet, përkundrazi, numri i të sëmurëve rritet dhe virusi nuk kursen askënd. Prej nesër do të ketë  pika të reja për testim në Shkup dhe në dy qytete të tjera në Maqedoninë e Veriut, ndërsa do të zgjerohet edhe numri i laboratotive private që do të bëjnë teste për virusin korona. Për momentin, thekson ministri, është herët për çfarëdoqoftë rezultate nga terapia që u jepet disa pacientëve në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup, ilaçe kundër malaries plus antibiotik. Duhet të kalojnë 5-6 ditë që të thuhet nëse ky “koktel” ndihmon, dhe nëse është kështu ai do t’u jepet edhe pacientëve që shërohen në shtëpi, për momentin të gjithë me pasqyrë të lehtë klinike. /Biljana Georgievska/
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia