close
Top LajmeVendi

DYMBËDHJETË DEPUTETË INICIATIVË PËR NJË NJËSI ZGJEDHORE

Screenshot_6

Zaev: Jemi të përgatitur për një njësi zgjedhore, por jo edhe për lista të hapura


Me iniciativë të 15 deputetëve sot në Kuvend u mbajt takim pune, në të cilin liderët e partive politike debatuan rreth mundësisë së ndryshimit të modelit zgjedhor në zgjedhjet në prill të vitit të ardhshëm. Sipas kryeministrit Zoran Zaev, është koha e përshtatshme për marrjen e vendimit për një njësi zgjedhore dhe i motivoi liderët e partive tjera politike të mendojnë për iniciativën.

Mjaft është me sistem dypartiak. Qytetarët kanë nevojë për opsione, por duhet t’u lejohet Kuvendit dhe deputetëve të vendosin për modelin zgjedhor, jo të vendosin liderët e partive politike pas dyerve të mbyllura, theksoi deputetja e VMRO-DPMNE-së Daniela Rangleova në debatin me temë iniciativa për ndryshimin e modelit zgjedhor.

“Anketat tregojnë se mbi 40% e qytetarëve nuk duan të dalin në votime. Kjo është një dritë që duhet të ndizet te të gjithë liderët e partive politike, se diçka në vend nuk ecën si duhet, qytetarët janë të lodhur nga sistemi dypartiak.” – tha Daniela Rangleova, VMRO DPMNE.

Mendimet e deputetëve janë të ndara rreth asaj nëse vendi është i përgatitur dhe ka kapacitet të ndryshojë modelin që në zgjedhjet në prill të vitit të ardhshëm.

“Nëse do të kemi zgjedhje në prill vështirë se mund të kontribuojmë që në këto zgjedhje të ketë ndryshim të modelit zgjedhor. Mbetet mundësia që tani të bëhet diçka, të miratohet ligji, ndërsa të vlejë për zgjedhjet e ardhshme.” –deklaroi Rubin Zemon, LSDM.

Deputetja e Partisë Ripërtërirja Demokratike Liljana Popovska tha se partitë duhet t’i kyçin në dialog, ndërsa nëse nuk do të kyçen propozimin do ta dorëzojnë në Kuvend.

Propozimin do ta dorëzojmë në Kuvend. Duke llogaritur që kemi mbështetje nga partia më e madhe e shumicës, LSDM, presim që të sigurohet shumica për model të inkorporuar zgjedhor me një njësi zgjedhore. Më tej arritëm marrëveshje që të kërkojmë lista të hapura dhe numër të barabartë të burrave dhe grave.” –shprehet Liljana Popovska.

Lideri i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski edhe pse ishte i ftuar, nuk mori pjesë në debat, gjithashtu nuk ishin të pranishëm as përfaqësuesit e BDI-së. Kryeministri Zoran Zaev pret konsensus nga të gjitha partitë politike.

“Pres konsensus, kjo është mirë. Arritëm konsensus për datën e zgjedhjeve, mund të arrijmë edhe për këtë. Të bëhen përpjekje edhe me VMRO-DPMNE, edhe me BDI-në, edhe me Aleancën e Shqipëtarëve edhe Besa dhe PDSH-në, si dhe me partitë tjera politike, ndërsa Kuvendi në fund ka të drejtë të votojë.” -vlerëson Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë.

Gjatë ditës së premte liderët e partive më të mëdha politike në vend do të kenë takim. Krahas proceseve euro-integruese dhe regjistrimit të popullsisë, siç është paralajmëruar, ata do të bisedojnë edhe për modelin zgjedhor i cili është shumë i rëndësishëm dhe i zbatueshëm në shumë vende si në Kosovë, Rumani, Kroaci dhe të tjera. /Verica Dimitrijevska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia