close
Rajoni

DYSHIME PËR MANIPULIME ME SHIFRAT E RASTEVE TË VDEKJEVE NGA COVID-19

KOSOVO-HEALTH-VIRUS

HAXHIU: KËRKON DORËHEQJEN E MINISTRIT TË SHËNDETËSISË, ARBEN VITIA


Dyshime për manipulime me shifrat e rasteve të vdekjeve nga Covid 19 janë hedhur nga anëtarët e komisionit parlamentar për shëndetësi.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Bekim Haxhiu – Anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi -PDK

“Qeveria ka gjet kohë me shku në pushime kurse stafi shëndetësor ka 20 muaj që as në vikend nuk pushojnë”, ka shtuar ai. Ka pas dyshime edhe për manipulimin e rasteve me numrin e rasteve të vdekjeve. Njëherë ministria i qet  28 vdekje pas disa minutash e përmirëson 24 vdekje. Situata edhe sot vazhdon me qenë e rëndë. Ka filluar të bijnë rastet aktive por ka rënë edhe numri i testimeve”

Por në mbrotje ministrit  i kanë dalë anëtarët e komisionit nga radhët e LVV-së e Listës Guxo.

Shemsedin Dreshaj nga AAK-ja, ka thënë se ka kërkuar shumë herët personalisht vaksinimin masiv dhe vaksinimin obligativ të punëtorëve administrativ por të njëjtat po fillojnë tani të aplikohen.

Aktualisht në Shërbimin Spitalor të Kosovës po  trajtohen 883 pacientë, 34 me oksigjeno-terapi  dhe 55 në gjendje të rënduar shëndetësore, në trajtim intensiv. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia