close
Top LajmeVendi

DYSHIME SE TË PREKURIT ME GRIPIN SEZONAL PO E KALOJNË COVID-19

B3AAAE0F-B6F7-4B45-9B46-F68C9C4021EC

73% MË PAK TË PREKUR NGA GRIPI SEZONAL 


Masat anti-covid kanë kontribuar në uljen e numrit të të sëmurve nga gripi sezonal. Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efikase – thonë nga MSH-ja. Nga ana tjetër, mjekët shfaqin dyshime nëse të prekurit me gripin sezonal po e kalojnë koronavirusin.

MSH-ja njofton se në sezonin 2020-2021 numri I përgjithshëm I të prekurve nga gripi sezonal është 433, që është për 73.2% më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe për 86.3% më pak krahasuar me kurbën tipike sezonale. Numri më I madh I të prekurve janë të grupmoshës nga 15 deri 64 vjec – 190 raste, kurse incidenca më e lartë regjistrohet tek fëmijët e moshës nga 0 deri 4 vjec.

Lidhur me këto të dhëna pediatri Sani Bajrami deklaron që ekziston një dilemë e madhe nëse këto numra janë si rezultat I asaj që një pjesë e madhe e fëmijëve janë duke e kaluar koronavirusin.

SANI BAJRAMI-PEDIATËR

Sigurisht se marrja e masave anti covid kanë dhënë një efekt të caktuar në lidhje me rënien e numrit të të sëmurëve nga virusi sezonal, mirëpo cështja tjetër e dytë që ngelet për tu sqaruar është se ky numër I zvogëluar ndoshta anon në anën e COVID-19, pra ndoshta këta fëmijë aktualisht po e kalojnë covid-19, pra këtu është një dilemë shumë e madhe dhe e pasqaruar.

Sipas pediatrit Bajrami, fëmijët janë kategoria e cila më pak është testuar në nivel vendi. Ai ka dyshime se kjo rënie e numrit të pacientëve me grip sezonal përkon me një rritje të numrit të fëmijëve të cilët po e kalojnë koronavirusin por që nuk janë diagnostifikuar me të njëjtin.

SANI BAJRAMI- PEDIATËR 

“Shumica e fëmijëve janë të patestuar dhe shumica e prindërve praktikisht defakto trajtohen për simptoma por jo të diagnostifikuar në shumicën e rasteve të pa testuar me testin covid prandaj ktu është dilema shumë e madhe dhe serioze për ta sqaruar nëse vërtetë kemi rënie të gripit sezonal ose krejt këta fëmijë që kanë qenë vitin e kaluar me grip sezonal po kalojnë covid-19.”

Në vendin tonë, deri në javën e dytë të këtij viti, kundër gripit sezonal janë vaksinuar 48.406 persona. Prej tyre, 37.870 janë vaksinuar me vaksinën pa pagesë, derisa 10.536  me vaksina komerciale. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia