close
Top LajmeVendi

E DIELA – DITË JO PUNE – ISHP KUJDESTARI TË DIELËN

Drzaven-inspektorat-za-trud

“DENONCONI NË 15131 SHKELJET E LIGJIT”

Inspektorati Shtetëror i Punës (ISHP) paralajmëroi se me hyrjen në fuqi të ndryshimeve dhe plotësimeve ligjore të Ligjit për marrëdhënie pune për të Dielën – ditë jo pune, nga sot do të vendos kujdestari gjatë të dielave, sipas rajoneve ku punëtorët mund të denoncojnë nëse u shkelen të drejtat lidhur me punën gjatë së dielës.

“Njoftohen të gjithë punëdhënësit se nga data 01.01.2022 hyjnë në fuqi ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës (Gazeta Zyrtare e RMV-së nr. 288/2021), i cili në nenin 134 paragrafi 2 rregullon se “ditë pushimi javor është e diela” – thonë nga ISHP.

Inspektorati thekson se para fillimit të punës gjatë së dielës, punëdhënësit janë të obliguar që të njoftojnë Inspektoratin Shtetëror të Punës me formularin e paraparë-njoftim për punë të dielën, i cili gjendet në ueb faqen e Inspektoratit Shtetëror të Punës.

“Inkurajojmë të gjithë punëtorët, të cilëve të dielave do t’u shkelen të drejtat e punës, në kundërshtim me ligjin, të paraqiten në Inspektoratin Shtetëror të Punës” thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

Aplikimi mund të bëhet në faqen e ISHP-së në mënyrë anonime ose si aplikim nga një aplikant i njohur, duke paraqitur një aplikim në arkivat e zyrave rajonale dhe në selinë e ISHP, nëpërmjet call center në numrin 15131 dhe të dielave duke filluar nga data 2 janar viti 2022 nga ora 8.30 deri në 16.30 inspektorëve kujdestar nëpër rajone.

“Me këtë njoftim, Inspektorati Shtetëror i Punës dëshiron të theksojë edhe një herë se zbatimi konsekuent i këtyre normave ligjore do të jetë prioritet gjatë inspektimeve, për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve” thuhet në njoftimin e Inspektoratit Shtetëror të Punës.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia