close
Vendi

“E DIELA DITË JO PUNE”: ORGANIZATA E PUNËDHËNËSVE E KËNAQUR

7A7ED2D2-984E-420A-8F70-CC64973184F4

“GLASEN TEKSTILEC”: KY ËSHTË MANIPULIM KLASIK


Edhe pse fillimisht ishte e papranueshme, në bazë të diskutimeve që janë zhvilluar mes sindikatave, qeverisë dhe punëdhënësve, zgjidhja ligjore që e diela të jetë ditë jopune, është një kompromis i mirë. Kështu vlerëson kryetari I deritanishëm I organizatës së punëdhënësve në Maqedoninë e Vetiut, Angell Dimitrov.  Ai sqaroi se policët, ushtarët, punonjësit shëndetësor dhe të gjitha veprimtaritë e tjera të cilat duhet patjetër të bëhen edhe gjatë të dielave, do të përfshihen në kompenzimin të mëditjes ditore për 50 përqind më shumë se zakonisht dhe një ditë e lirë gjatë javës së ardhshme.

ANGEL DIMITROV, KRYETAR I DERITANISHËM I ORGANIZATËS SË PUNËDHËNËSVE NË RMV

“Në fillim kjo nuk ishte e pranueshme për ne, por në bazë të diskutimeve që I kishim edhe me sindikatat që kishin tërësisht ide të kundërt, edhe me përfaqësuesit e qeverisë, ky ishte një kompromis, qëndrimi im personal por edhe I organizatës është se ky është një kompromis I mirë. Ai që ka investuar 20-30 milion euro për qendër tregtare të re në Shkup, tani t’I ndalohet të punojë të dielën kjo nuk është në rregull, por në rregull është që ai që do të punojë të dielën të merr mëditje të dyfishtë dhe është në rregull që shtetit ti paguajë një kompenzim për zhvillim të infrastrukturës, çerdheve të fëmijëve… ”

Por nga shoqata “Glasen Tekstilec” theksojnë se ky ligj është një manipulim klasik, sepse përveç 37 veprimtarive, në të nuk ka ndonjë interpretim autentik për kompanitë që kanë karakter të veprimtarisë ndihmëse, që mund të punojnë të dielave.

KRISTINA AMPEVA, “GLASEN TEKSTILEC”

“Në sektorin privat ne nuk kemi evidencë për kohën e punës prandaj vlerësojmë se kjo që tani po shitet nga ana e Shoqatave të sindikatave, si partner social, është vetëm shitje e mjegullës. Domethënë, e diela nuk është ditë jopune, por do të jetë ditë pune edhe atë për shumë veprimtari, në mënyrë shtesë është ajo që nuk ka interpretim autentik se cilat janë ato veprimtari ndihmëse. Mundt ë dalin edhe 100 prej tyre dhe faktikisht të jetë shkelje legale e të drejtave të punëtorëve në emër të fitimit.”

Ministrja e punës dhe politikës sociale Jagoda Shahpanska tha se ky është një propozim shumë I mirë për të cilën është punuar 6 muaj

JAGODA SHAHPASKA, MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

Nga njëra anë vetëm një pjesë e  punonjësve që janë përjashtim dhe janë theksuar në mënyrë taksative në zgjidhjen ligjore, ata janë dikund rreth 30 përqind nga veprimtaritë në shtet, gjegjësisht veprimtari që janë të punësuar 175 mijë, por nëse ju them se vetëm 30 përqind e tyre do të punojnë të dielën, kjo nënkupton se 8 përqind e të punësuarve që janë aktiv në tregun e punës do të punojnë të dielën…..

Zgjidhja ligjore që e diela të jetë ditë jopune, u miratua në seancën e djeshme të qeverisë.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia