close
Screenshot_6

Përse medresetë dhe shkollat e mesme ortodokse-jashtë ligjit?


Viti i ri akademik ka filluar edhe në Fakultetin e Shkencave Islame. Të gjithë medresantët që nuk e zgjodhën këtë fakultet për të vazhduar studimet deri diplomike, nuk do mund të regjistrohen në asnjë drejtim tjetër të ndonjë Universiteti në vend.

Medresantët sërish edhe këtë vit akademik mbeten jashtë universiteteve. Sipas ligjit për arsim të lartë, të gjithë nxënësit që nuk do t’i nënshtrohen maturës shtetërore, nuk do kenë mundësi për regjistrim në studimet deri diplomike. Ministri i Arsimit Arbër Ademi edhe një herë premtoi zgjidhje të këtij problemi.

Nga ana tjetër, Kreu i Bashkësisë Fetare Islame Sulejman ef. Rexhepi u ka bërë thirrje universiteteve në vend që t’i pranojnë medresantët.

Të pyetur se a do ketë pranim të medresantëve nëpër univeristete, nga Universiteti i Tetovës dhe ai i Evropës Juglindore janë shprehur se nuk do të ketë lëshime, sepse një gjë të këtillë e kërkon ligji për arsim të lartë.

“Konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Evropës Juglindore është bazuar në Ligjin e arsimit të lartë dhe në bazë të nenit 134, pika 2, në të cilin potencohet se do të shqyrtohen të gjithë aplikimet e maturantëve që e kanë kaluar maturën shtetërore.  Në bazë të kësaj dispozite do të merren parasysh të gjithë aplikantët, të cilët kokurrojnë për t’u regjistruan në UEJL.” –tha Vladimir Radevski, Prorektor në UJEL.

Në vitin 2018-2019 në Medresenë “Isa Beu” diplomuan 215 nxënës, shumica e të cilëve nuk do mund të ndjekin studimet e larta. Problemi me medresenë daton me vite dhe premtime për zgjidhjen e statusit të saj janë dhënë në po aq vite nga kur daton ky problem. /Lulzime Ameti/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia