close
Showbiz

E TRETA NUK QENKA E VËRTETA, KIM KARDASHIAN IA DOLI NË TË KATËRTËN

kim2

Kim Kardashian është një hap më afër ëndrrës së saj për t’u bërë avokate pasi kaloi më në fund provimin. Po, e kemi fjalën pikërisht për provimin e saj të famshëm, të cilin e kaloi në përpjekjen e katërt.

Biznesmenia postoi lajmin në rrjetet sociale duke nxitur fansat që të mos heqin kurrë dorë nga qëllimet që i kanë vënë vetes.

Duke parë në pasqyrë, ja vërtet krenare për gruan që shoh sot në reflektim. Për ata që nuk e dinë rrugëtimin tim në juridik, kjo nuk ishte e lehtë për mua apo thjesht të më jepej. Ngela në këtë provim tre herën në dy vjet, por u ngrita çdo herë dhe studiova më shumë derisa ia dola”.

Në postimet e saj, Kim lavdëroi ata që e ndihmuan ta kalonte, duke përfshirë “studim 10 orë në ditë, lidhje në Zoom për rreth 4 orë” dhe “teste praktike çdo javë”.

Ky provim është për studentët e vitit të parë të juridikut në Kaliforni, ku ata që ia dalin të kenë sukses janë vetëm 20%. Kim  ka ende për të studiuar dhe kaluar një tjetër provim të rëndësishëm në rrugën e saj të kualifikimit./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia