close
Vendi

“ECONOMIST”: RMV-ja ME REGJIM HIBRID

Screenshot_30

NË VENDIN E 78-të SIPAS INDEKSIT TË DEMOKRACISË


Në raportin më të ri të revistës “Ekonomist” për indeksin e demokracisë në botë për vitin 2020, Maqedonia e Veriut, rangohet në vendin e 78-të në grupin e të ashtuquajtur ‘regjim hibrid”. Në këtë grup janë edhe Ukraina, Armenia, Bolivia, Senegali, Mali I Zi. Tanzania, Moldavia, Uganda, Butani, Libani dhe Nigeria.

Sipas revistës “Ekonomist” nga viti 2016 deri në vitin 2020 vendi ynë ka shënuar rënie të vlerësimit sipas indeksit të demokracisë, krahasuar me vitet e mëparshme kur vlerësimi I pikëve ka qenë mbi 6-të. Në këtë rasport vlerësimi I Maqedonisë së Veriut është 5.89.

Indeksi për Demokraci, sic sqaron “Ekonomisti”, paraqet pasqyrën e situatës në demokracinë botërore për 165 shtete të pavarura dhe dy territore dhe bazohet në pesë kategori; procesi zgjedhor dhe pluralizmi, liritë qytetare, funksionimi I qeverisë, pjesëmarrja dhe kultura politike.

Sipas raportit për indeksin, 8.4% e popullsisë në botë jeton në “demokraci të plotë”, kurse më shumë se një e treta e popullatës në botë jeton nën regjim autokrat.

Pesë vendet më mirë të ranguara janë Norvegjia, Islanda, Suedia, Zelanda e Re dhe Kanadaja, kurse në fund të listës janë :Çadi, Siria, Republika Qendrore-Afrikane, Republika Demokratike Kongo dhe Korja e Veriut. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia