close
Top LajmeVendi

“ECONOMIST” SHKUP: OPTMIZËM DHE REZERVA PËR ZGJERIMIN E BE-së

Screenshot_1

Kryeministri Zoran Zaev në hapjen e konferencës së “Ekonomist” që mbahet në Shkup ka thënë se rajoni ka ndryshuar dhe po synon në krijimin e kushteve për zhvillim të mëtejshëm dhe integrim. Nën prizmin e Marrëveshjes së Prespës, në këtë forum ekonomik është analizuar situata aktuale në BE, ku pritet vendimi për negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Derisa politikani gjerman Martin Shulc nuk i fsheh rezervat, ish-diplomati amerikan Ves Mitchel paralajmëron se në hapësirën e zbrazët që është duke e lënë Evropa, po instalohen Rusia dhe Kina.

Politikanë e ekspertë nga vendi dhe jashtë sot në Shkup bashkërisht u përpoqën ta analizojnë situatën rreth Ballkanit dhe Europës, në kontekst të një ballafaqimi të ripërtrirë global mes forcave të mëdha, ku në mesin e pikave neuralgjike kryqëzohet edhe Ballkani. 30 vite pas rënies së Murit të Berlinit dhe afro dy dekada nga zgjerimi i BE-së drejt lindjes, ku gjenden tani vendet e Ballkanit Perëndimor ose procesi do t`i përfshijë edhe këto vende në një të ardhme të afërt. Aktorët kryesor, liderët e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, nënshkruesit e Marrëveshjes së Prespës, janë optimistë.

“Duam që nëpër botë të jehojë lajmi i mirë se ky rajon ka ndryshuar. Ky rajon nuk do të ngec në konflikte dhe ardhmëri pa ide. Epoka e retorikave nacionaliste i takon të së kaluarës. Procesi i Berlinit rriti interesin për Ballkanin Perëndimor dhe na vendosi në hartën për bashkëpunim me vendet anëtare të BE-së.” –vlerëson Zoran zaev, Kryeministër i RMV-së.

“Kjo marrëveshje tregon se shteti është një partner kredibil për BE-në dhe BE-ja duhet të miratojë datë për negociata në takimin e ardhshëm të Këshillit të Evropës. BE-ja duhet ta ndalojë introvencën e saj kombëtare. Duhet të vazhdojë të promovojë paqe dhe stabilitet me fqinjësinë e saj që të përmbyllen mundësitë për luftëra të reja në Jugosllavi.” -deklaroi Aleksis Cipras, Ish-kryeministër i Greqisë.

Por, paralelisht sinjaleve optimiste që Maqedonia e Veriut dëshiron t`i dëgjojë për datën e negociatave, duket se ende ekzistojnë rezerva.

“Nuk mund t`ju garatoj nëse do të ketë një datë. Shpresoj. Do të bëjë çmos me ndikimin tim në politikën gjermane. Por, nuk jemi të sigurt se çka do të thotë Parlamenti holandez, parlamentet tjera, pas zgjedhjeve në Austri. Nuk e di. Përvoja ime me BE-në është se të gjithë e dinë se duhet progres, sikurse mes Shkupit dhe Athinës, por nga ana tjetër edhe institucionet në Bruksel nuk janë të sigurt për ardhmërinë e BE-së” –shprehet Martin Shulc, Ish-kryetar i parlamentit Evropian.

Por, nëse Evropa edhe mëtej lë hapësirë të zbrazët në Ballkan, atëherë mundësohet infiltrimi i Rusisë dhe Kinës me taktikat e tyre ushtarako-ekonomike e ekspansioniste.

“Rusia asnjëherë nuk e ka braktisur këtë rajon. Këtu është edhe Kina që ka qëllimet e saja. Një lojtar shumë i sofistikuar strategjik. E shihni se sa është rritur buxheti i armatës kineze. Kjo shihet edhe në investimet nga Kina, në infrastrukturë dhe projekte tjera në rajon.” –tha Ves Miçel, Ish-diplomat amerikan.

Kryeministri Zoran Zaev shprehu kënaqësi që edhe Shqipëria është në rrugë të marrë miratimin për fillimin e negociatave aderuese me BE-në dhe se kjo rrugë e transformimit të shoqërive është mirë të kalohet me bashkëpunim të ndërsjelltë. Por, mesazhi që Aleksis Cipras ia dërgoi Kryeministrit shqiptar Edi Rama është që “të mos fshihet pas shpinës së Zaevit, por vetë të fokusohet në reformat e domosdoshme. /Biljana Georgievska/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia