close
Vendi

EDHE NJË JAVË VENDIMI SE KUSH DO TË PUNOJË TË DIELËN

C87C9AD2-D3F8-41DE-955C-B8DF77CE4E10

SHAHPASKA: BUXHETI I VITIT 2021 MË SË SHUMTI PËR NDIHMË SOCIALE, PENSIONE DHE PAGA


Për një javë pritet të hartohen ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie pune dhe aktet tjera ligjore, me çka do të përcaktohet cilat veprimtari do të punojnë gjatë ditës së diel dhe cilat jo, si pjesë e masave për mospërhapje të virusit korona. Ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska, thotë se pjesa më e madhe e buxhetit për vitin 2021 do të jetë e dedikuar për ndihmë të qytetarëve të cilët në mënyra të ndryshme janë prekur nga pandemia. Nga gjithsejt 53 miliardë denarë, 30 janë ndarë për Fondin për stabilitet të Fondit pensional, 10 për ndihmë sociale, por edhe për paga më të larta dhe për punësime.

Në Ligjin për marrëdhënie pune, me ndryshimet që po përgatiten, do të definohet cilat veprimtari do të vazhdojnë të punojnë gjatë ditës së diel dhe cilat jo. Kjo më saktësisht do të dihet pas një jave, pasiqë ministritë përkatëse do t’i japin sugjerimet e tyre.

JAGODA SHAHPASKA, MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

“Kemi kërkuar bashkëpunim dhe mbështetje nga të gjitha ministritë të cilat i adresojnë problemet e veprimtarive të ndryshme në shtet. Për shembull Ministria e ekonomisë ka pjesën më të madhe të ligjeve materiale që kanë të bëjnë me rregullimin, para së gjithash në gastronomi, tregëti, turizëm. Në mënyrë plotësuese Ministria e transportit dhe lidhjeve i rregullon veprimtaritë në fushën e transportit publik, i cili funksionon edhe gjatë ditës së diel. Në lidhje me atë sa do të jetë përfshirja, a do të punojnë të gjithë.”

Ajo që do të mbetet e pandryshuar, sipas Shahpaskës, është se pa ndërprerje do të vazhdojnë të punojnë veprimtaritë e rëndësisë jetike si institucionet shëndetësore, policia, shërbimet e zjarrfikësve, ato komunale dhe të tjera. Është e sigurtë se do të preket një pjesë e tregëtisë dhe e gastronomisë, për të cilën arsye tashmë kanë reaguar nga Oda e Pavarur e Gastronomëve.

ODA E PAVARUR E GASTRONOMËVE

“Biznesi i gastronomisë është lënë në mëshirë të kohës dhe i vetëm, i ofenduar dhe i degraduar, i injoruar nga shteti dhe nga masat për ndihmë financiare dhe mbështetje nga Qeveria. Ngadalë por sigurtë e humb betejën me Covid-19. Gjithnjë e më shumë gastronomë për shkak të masave të papërshtatshme restriktive të Qeverisë për kufizim të orarit të punës gjatë muajve të fundit nuk realizojnë mjaftueshëm të ardhura dhe tashmë nuk e shohin të ardhmen e tyre në këtë biznes.”

Pikërisht për ndihmë të veprimtarive më të prekura nga pandemia, për pagesë dhe rritje të pagave dhe pensioneve, për shanse të reja për punësim për ata që kanë mbetur pa punë, për ndihmë sociale, Ministria e punës dhe politikës sociale ka marrë pjesën më të madhe të buxhetit për vitin që vjen, shumë në vlerë mbi 53 miliardë denarë, të dedikuara për.

JAGODA SHAHPASKA, MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

“Për ruajtjen e çdo vendi të punës, mbështetje dhe qasje e lehtësuar deri te ndihma minimale e garantuar për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, ndërtimi i objekteve për fëmijë të moshës parashkollore dhe zhvillim të hershëm të fëmijëve, objekte për ndihmë sociale, mbështetje për masa aktive për punësim, pagesë e rregullt dhe në kohë e pensioneve, vazhdimi i procesit të deinstitucionalizimit dhe decentralizimit të shërbimeve sociale.”

Sipas Shahpaskës vitin e ardhshëm duhet të përfundojë ndërtimi 14 çerdheve të fëmijëve dhe të fillojë ndërtimi i objekteve të reja. Rreth 5000 familje do të hynë në listën për ndihmë minimale të garantuar, me çka do të jenë të përfshirë gjithsejt rreth 300 mijë qytetarë, por edhe për rritjen e numrit të fëmijëve që marrin shtesë fëmijërore dhe arsimore, nga numri i tanishëm 20 deri në 25 mijë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia