close
956b46a6-a866-4392-8705-ee539b5a1349_w1023_r1_s

Gjiganti teknologjik Nokia ka njoftuar se do të largohet nga Rusia, në kuadër të valës së kompanive të huaja që janë duke u larguar nga ky shtet, pas vendimit të Perëndimit për të sanksionuar Moskën për sulmin e saj të paprovokuar në Ukrainë.

Shefi ekzekutiv i kompanisë finlandeze, ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters se vendimi për të pezulluar pa afat këto operacione ka qenë mundësia e vetme.

“Ne thjesht nuk shohim mundësi për të vazhduar punën në këtë shtet, në situatën aktuale”, është cituar të ketë thënë Pekka Lundmark më 12 prill.

Ai ka thënë se vendimi për t’u larguar do t’i prekë 2,000 punëtorë, ndonëse disa prej tyre do të kenë oferta për të punuar në vende tjera ku ka zyrat Nokia./REL

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia