close
EkonomiVendi

EFEKTET E KRIZËS POLITIKE: EKONOMIA STABILIZOHET-BIZNESI ME PASOJA

Anita-Angeloska-Bezoska

Angelovska: Stabilizim në sistemin bankier, efekte në sektorin real


Ekziston një proces stabilizimi në pjesën e sistemit bankier dhe tregut devisor, mirëpo ende vërehen efekte në pjesën e sektorit real – thotë Anita Angelovska – Bezhovska, Guvernatore e Bankës Popullore të Maqedonisë në intervistën e së dielës për Radion Evropa e Lirë duke nënvizuar se ngjarjet turbulente politike kanë krijuar pasiguri në ekonominë reale.

Konteksti politik dhe pasiguria ka efekte afatgjate ndaj ekonomisë reale. Sinjalet e para janë vërejtur në vitin 2016, kurse dallimet mes pritjeve dhe realizimit kanë qenë si rezultat i pasigurisë politike – thotë Guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë Anita Angelovska Bezhovska në intervistën për Radion Evropa e Lirë.

“Këto ngjarje jo të volitshme erdhën në shprehje në vitin 2017, kur ekonomia shënoi stagnim ekonomik, rritje vetëm për 0.2%, kurse edhe në vitin 2018 lëvizjet janë anemike, rritja e realizuar në gjysmën e parë të këtij viti është vetëm 1.3%. Ngjarjet politike ndikojnë ndaj synimeve të subjekteve ekonomik, kurse këto synime janë faktor shumë i rëndësishëm për situatat në ekonominë tonë.’-tha Guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë Anita Angelovska Bezhovska.

Guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë, thotë se për momentin ekziston një proces i caktuar i stabilizimit.

“Në pjesën e sistemit bankier, tregut devisor, lëvizjet janë stabile, që shihet përmes rritjes së vazhdueshme të bazës së depozitave, lëvizjeve pozitive në tregun devisor. Do të thotë ka stabilitet, mirëpo, ende shohim efekte në pjesën e sektorit real. Shpresoj se do të ketë stabilizim të mëtejshëm, zvogëlim të mëtejshëm të pasigurisë, ngase është faktori kyc që do të dinamizojë rritjen tonë në periudhën afatmesme.’ –deklaroi Guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë Anita Angelovska Bezhovska.

Lidhur me rreziqet në skenën ndërkombëtare respektivisht ndikimi i tensioneve të mëdha në marrëdhëniet tregtare ndaj ekonomisë në Maqedoni, Guvernatorja e Bankës Popullore thotë se pasiguria ekziston dhe çdo ditë merren masa të reja në suaza globale duke sugjeruar që është e nevojshme që këto ngjarje të ndiqen me kujdes. /Klan Maqedoni/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia