close
Sport

EFEKTI I MESSI, NDJEKSIT NË INSTAGRAM RRITEN MBI 20 MILIONË

863D3FE4-0553-4274-A7A9-6344B319BA79

AI DO TË VESH FANELLËN ME NUMRIN 30


Gjithçka është zyrtare tashmë. Lionel Messi do të jetë lojtar i Paris Saint-Germain për dy vite plus një vit me mundësi vazhdimi. Përmes një videoje, PSG e prezantoi Messin si lojtarin e tyre më të ri. Ndërkohë, përveç ndihmës që Messi mund t’i japë në fushë, PSG po përfiton edhe shumë ndjekës në rrjetet sociale. Në Instagram, para se të vinte Messi, PSG kishte 19.8 milionë ndjekës, por pas ardhjes së tij, ndjekësit janë rritur për mbi 20 milionë

 

Pas arritjes në Paris Liomel Mesi mbrëmë, mbërriti në Princes Park. Ai u fotografua me një fanellë të re në stadiumin PSG. Ai mori numrin 30, një numër që mbante në rininë e tij në Barcelonë.

Numri 30 është i rezervuar për portierët në futbollin francez. Ashtu si numrat e “portierëve” në Spanjë janë 1, 13 dhe 25, në Francë ata janë 1, 16 dhe 30.

Megjithatë, portieri i tretë i skuadrës së Parisit Alexandre Letellier ia la numrin futbollistit më të mirë në botë, dhe PSG kërkoi leje nga liga franceze. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia