close
Bota

EGJIPT: POMPEO-TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA SIRIA

auto_518EA53E-470A-437E-ACDC-95A18F854C42_w1023_r1_s1547125721

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se tërheqja e trupave amerikane nga Siria, e shpallur nga presidenti Donald Trump, muajin e kaluar, do të ndodhë, pavarësisht kritikave.

Pompeo është në Egjipt në ndalesën e fundit të një turneu në Lindjen e Mesme, i cili ka për qëllim të sigurojë partnerët arabë se Uashingtoni nuk do t’i braktisë.

Ai arriti në Egjipt të enjten, pas vizitave në Jordani dhe Irak. Nga Egjipti, Pompeo do të vazhdojë për në shtetet e Gjirit Arab. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia