close
Ekonomi

EKONOMI: BUXHETI – NË DËM TË INVESTIMEVE KAPITALE

2016-07-30_183130

Miratimi i rebalancit të Buxhetit ka hasur në kritika serioze  të qarqeve biznesore. Në fakt ato konsiderojnë se tkurrja e investimeve kapitale do të reflektohet negativisht në ekonomike. Zërat në buxhet, thonë në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperendimore flasin se shteti vazhdon shpërfilljen e kompanive, veçmas të atyre që janë të angazhuara nëpër projekte infrastrukturore.

Sipas Menderes Kuqit nga miratimi i këtij rebalanci i cili pritet të ketë pasoja serioze në ekonomi, nuk i përmbush kërkesat e bizneseve, sç janë punësimet reale apo dhe klima e investimeve në vend. Kuçi thotë se  edhe kësaj here nuk u dëgjua zëri i biznesit.
Miratimi i rebalancit të Buxhetit sipas bashkëbiseduesit tone do të duhej të përfillte edhe një shqetësim të kahmotshëm  të botës së biznesit. Sipas tij prej vitesh ekziton një pabarazi në mes të investitorëve të jashtëm dhe atyre vendorë.
Me rebalancin e buxhetit të ardhurat janë reduktuar për dy për qind, ndërsa shkurtime ka edhe në anën e shpenzimeve. Për investimet kapitale në  vend të 412 milion eurove fillestare, tani për ato janë paraparë 366.9 milion euro. Por, për 27.4 milion euro është rritur shuma e transferimeve sociale dhe pagave, ndërsa shuma për paga dhe kompensime është rritur për 7.65 milionë euro. Rritja ekonomike është reviduar nga 4 në 2.3 për qind. Deficiti buxhetor është thelluar nga 18.984 në 21.181 milion denarë. /Xh. I. /
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia