close
Të ndryshme

EKONOMI: PARALAJMËROHEN INVESTIME TË REJA TURKE

36087238_839637516220936_5022171981529743360_n

Bekteshi: Kompanitë turke ta zgjedhin Maqedoninë


Të gjitha kompanitë turke që duan të investojnë jashtë, fillimisht atë ta bëjnë në Maqedoni. Vend me një pozicion qendror në Ballkan, paraqet portë drejt tregut evropian prej 500 milionë banorë, ofron volitshmëri të shumta afariste, ndërsa fillimisht do të jetë edhe më atraktiv për shkak të perspektivës së saj në BE dhe NATO e cila konkretisht edhe po hapet. Kjo u theksua para gazetarëve ekonomikë nga mediat më prestigjioze turke në ngjarjen e sotme që e organizon Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe e Turqisë në Shkup.

Kryetari i MATTO-s Ajdovan Ademovski bëri apel, që politikanët marrëdhëniet e shkëlqyera, midis të dyja vendeve në pothuajse të gjitha nivelet t’i realizojnë edhe në planin ekonomik. Tendenca është, siç theksoi, shkëmbimi i deritanishëm shumë i vogël tregtar prej 400 milionë dollarë të arrijë një miliardë.

“Maqedonia është lokacioni i vërtetë për investuesit turq. Para saj janë perspektivat të BE dhe NATO, veçanërisht të rëndësishme për sigurinë e investimit. Vendi ofron edhe mundësi të shkëlqyera për investim, më së shumti në zonat e lira ku ai korporativ, personal dhe tatimi për pajisje, përfshirë edhe TVSH-në janë zero për qind”,

Ai shtoi se, prodhimi në Maqedoni është 30 për qind më i lirë lidhur me vendet e tjera. Sipas ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, vendi është i vogël, por fuqimisht ec përpara.

“Maqedonia pas disa vitesh bëhet vend stabil në të cilin çdo investues mund të vijë dhe t’i realizojë projektet e veta. Tashmë një vit punojmë në program të ri për tërheqjen e investimeve, ndërsa e krijojmë edhe Planin për rritje ekonomike i cili parashikon mundësi për kompanitë vendore dhe të huaja”, nënvizoi Bekteshi.

Nga 11 kompani në zonat e lira ekonomike, pesë janë turke. Sipas statistikës, nga numri i përgjithshëm i investimeve në Maqedoni 1,8 miliardë janë turke. Gazetarët ekonomikë nga Turqia mbërritën dje, ndërsa do të qëndrojnë në Maqedoni deri më 8 korrik. /Art Channel/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia