close
Ekonomi

EKONOMI: PREZANTOHET BUXHETI QYTETAR PËR 2019-ën

kocho_angjushev_1.jpg

Angjushev: 1.1 miliard denar për punësim


Zëvendës-kryeministri i angazhuar për çështje ekonomike, Koço Angjushev sot prezantoi buxhetin qytetar për vitin 2019. Sipas Angjushev, do të sigurohen më shumë para për qytetarët, rritje ekonomike, paga më të larta dhe jetesë më e mirë.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë i angazhuar për Çështjet Ekonomike dhe për Koordinim me departamentet ekonomike, Koço Angjushev, prezantoi sot buxhetin qytetar për vitin 2019 dhe programet ekonomike. Siç theksoi Angjushev, me buxhetin e vitit 2019-të të përgatitur nga qeveria e LSDM-së, do të sigurohen më shumë para për qytetarët, rritje ekonomike, paga më të larta dhe jetesë më e mirë.

Treguesit makroekonomik thonë se ka rritje të BPB-së  prej 3.2% ndërkaq, defiçiti buxhetor nga viti I kaluar është zvogëluar për 2.5%. Treguesit thonë se ka rritje prej 4.2% në bruto investimet bazë, ndërkaq shkalla e papunësisë është ulur për 20%.’

Angjushev poashtu deklaroi se do të ketë rritje pagash edhe tek punonjësit shëndetësorë.

‘1,1 miliard denar do të përdoren për të inkurajuar punësimin, do të ketë rritje të pagave prej 5% tek të punësuarit e shëndetit publik, kurse për mjekët specialistë rritje të pagave prej 10%.  Poashtu, rritje pagash do të ketë edhe tek të punësuarit e çerdheve me 5%.’

Poashtu siç informoi Angjushev janë ndarë rreth 26.2 miliardë denarë për investime kapitale, ku 5.2 miliardë denarë parashihen për infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore. Deri në vitin e ardhshëm pritet të ketë 80% buxhet më të lartë për gazifikimin, 3.3 miliardë denarë do të investohen për zhvillimin rural, 475 mln denarë do të ndahen për investimet kapitale për ndërtim të infrastrukturës në zonat teknologjike – industriale zhvillimore./KLAN M/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia