close
Ekonomi

EKONOMI: PROJEKT I RI FOTOVOLTAIK NË OSLLOMEJ

Screenshot_2

7 milionë euro investim


Banka Evropiane për Ripërtërirje dhe Zhvillim sidhe kompania ELEM nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e qendrës fotovoltaike prej 10 mega vat në termoelektranën e Osllomejs. 7 milionë euro është vlera e investimit për ndërtimin e Qendrës Fotovoltaike në Termoelektranën e Osllomejt.

Resurset e reja të rinovueshme energjetike po bëhen gjithnjë e më atraktive si për investitorët e vendit ashtu edhe për ata të huaj. Drejtori i Elemit, Dragan Minovski thotë se me projektin e ri Fotovoltaik do të prodhohet 15 giga vat orë dhe me këtë do të përmbushen nevojat energjetike të rreth 2000 amvisërive në nivel vjetor. Drejtori i Berzhit nga ana tjetër vlerëson se ky është një ndër projektet më të rëndësishme jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për tërë rajonin.

Ky është projekti i parë i prodhimit fotovoltaik i energjisë elektrike me vlerë rreth 7 milionë euro prej të cilave 5.9 milionë euro kredi nga BERZH-i kurse pjesa tjetër janë mjete vetanake të Elemit.

Sektori energjetikë, energjia solare dhe e erës po ndryshon çdo ditë dhe një treg i organizuar mirë do të thotë se do të keni energji të pastër dhe të lirë.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi njoftoi se me këtë investim kapital do të  zvogëlohet varshmëria e Maqedonisë sa i përket importit të energjisë elektrike. Bekteshi njoftoi se nga muaji i ardhshëm të gjithë investitorët privat do të kenë mundësi të investojnë në energji të ripërtëritshme.

“Dua të paralajmëroj se qeveria duke filluar me këtë projekt do të ketë një ofensivë intensive të investimeve në energjetikë.” deklaroi Koço Angjushev – Zv/kryeministër

Me ligjin e ri për energjetik i miratuar në maj të vitit të kaluar parashihen investime të reja në fushën e energjetikës me shfrytëzimin e plot të burimeve energjetike rinovuese. Maqedonia e cila në mungesë të naftës dhe resurseve tjera ka diellin si resurs natyror me të cilin mund të prodhoj energji të pastër elektrike që do të thotë lehtësi ekonomike për qytetarët, por edhe ambient më të pasur jetësor. /Verica Dimitrijevska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia