close
lipa

DUKAGJIN LIPA: FESTIVALI “SUNNY HILL” MODEL PËR KAPËRCIMIN E BARRIERAVE NË BALLKAN

Në Forumin Energjetik që po mbahet në Shkup, në cilësinë e përfaqësuesit të Industrisë së Muzikës, është ftuar edhe Dukagjin Lipa – babai i artistes me renome botërore Dua Lipas.

Në një prononcim ekskluziv për Klan Maqedoni, Dukagjin Lipa, flet për organizimet e ndryshme që synojnë afrimin e Ballkanit, për Festivalin “Sunny Hill” sipas të cilit, është pikërisht model se si duhet të duket kapërcimi I barrierave në këtë rajon, por edhe për cështje tjera që lidhen me pandeminë dhe karrierën e Dua Lipas.

1.Merrni pjesë shpesh në evente të këtilla?

Unë jam I ftuar si reprezentues I industrisë së muzikës edhe si këshilltar në disa kompani të cilat unë marr pjesë në Los Anxhelos, kështu që edhe këtë herë me ftesë të z. Selamit erdha në Shkup që të jem pjesë e këtij forumi të Energjisë. Është një organizim shumë I bukur, shumë I mirë, ka profesionit dhe reprezentues e përfaqësues të të gjitha lëmive, kështu që I përgëzojë shumë për organizimin.

  1. I duhen Ballkanit organizime të tilla?

Mendoj se organizimet e tilla posacërisht në promovimin e energjisë alternative që është shumë e nevojshme në Ballkan, kështu tash e mora vesh se ky është viti I katërt që Agimi e organizon këtë forum. Ne duhet pasur definitivisht shumë kujdes për të ardhmen e vendeve tona. Një prej ardhmërive të Ballkanit duhet të jetë edhe energjia e reciklueshme.

  1. Do na jepni detaje rreth festivalit “Sunny Hill”?

“Sunny Hilli”, kemi qenë të gatshëm për vitin 2020 mirëpo për shkak të pandemisë nuk kemi mundur me e mbajtë, gjithashtu në vitin 2021 për shkak të hapësirës që na ëhstë dedikuar dhe për shkak të problemeve për tubimet massive, nuk kemi mujt me e mbajtë, por presim që në vitin 2022 të kemi një Line Up shumë interesant dhe ju presim gjithve atje.

  1. Sa ju ka penguar pandemia në atë që quhet rrugë e lirë e një artisti?

Gjithsesi, kemi pasur problem shumë të mëdha, sic e dini edhe turi botëror është shty për dy vjet realisht. Planifikimi ka qenë të mbahet në vitin 2020, mirëpo është dashur të shtyhet për vitin 2022, krejt kjo për shkak të lëvizjes së lirë, problematikës, të ndryshimit të legjislaturave të ndryshme ndërshtetërore, por shpresoj që viti 2022 do jetë hsumë më I lehtë për gjith ne dhe do vazhdojmë secili me punën e vetë edhe me angazhimet që I kemi në baza ditore.

  1. Si i shihni lidhjet e forumit Open Balkan, apo forumet ekonomike në Ballkanin Perendimor?

Gjithmonë është mirë të ulemi të bisedojmë me të gjithë, pa marë parasyshë se cfarë mendimi ka dikush për Open Ballkan apo për këtë Mini Shengenin etj, është mirë që fillimi të jetë që të ulemi në tavolinë. Nuk ëhstë e domosdoshme që të  pajtohemi, sikur unë p.sh nuk pajtohem tepër me këtë pjesën e Ballkanit të Hapur, për neve si Kosovë nuk vlen aspak kjo marrëveshje, për shkak se vetëm disa shtete në atë konstalacion ka ndonjë benefit prej kësaj lëvizje. Unë e shoh vetëm si ribrendim të CEFTA-s. CEFTA ëhstë një process që Kosovën pak a shumë e anashkalon sa I përket shtetësisë, kjo nuk do jetë kurxhë tjetër pos një ribrendim I CEFTA-s me emrin Open Ballkan.

  1. Çfarë ju pëlqen më së shumti në Ballkan?

Ne jemi ballkanas, jemi shqiptar, e kemi atë gjak ngrohtësinë , e kemi mentalitetin e mediteranit, kemi shumë gjëra që na dallojnë prej pjesës tjetër të Evropës, mendoj se duhet ne ta përqafojmë atë dallim që na bën më ndryshe se sa pjesën tjetër të Evropës dhe ti nxjerim vetëm sendet e meria që I ekmi. Duhet të mburemi prej nga jemi.

  1. Mendoni që tani është koha të thehen këto barriera, dhe cfarë do na thoni dicka për Dua Lipën?

Nuk e mendoj që bara duhet të mbështetet te një artist apo dy, mendoj që barierat e ndërsjella duhet të thyhen së pari prej njerëzve me mendime të mira politike për krejt rajonin, nuk mund të kemi një thyerje barierash kur thyrja e barierave mund të bëhet e njëanshme, duhet me pas mirëkuptim edhe bashkëbisedim të dyanshëm. Sa i përket thyerjes së barierave përmes muzikës unë mendoj se Sunny Hill festival është duke e bërë pikërisht atë punë. Ne kemi mysafir prej krejt rajonit, prej Maqedonisë, Shqipërisë, Serbisë, Hungarisë, dmth jemi duke e bërë pikërisht atë që po kërkohet. Mendoj se me miqësi me muzike, dashuri, me mirkuptim mundemi me arritë shumë gjëra më të mëdha se sa me armiqësi e neglizhenca të ndryshme dhe injoranca regjionale që I kemi./ Klan Macedonia – Intervistoi Xhumadije Ibraimi/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia