close
Sport

EKSKLUZIVE: BUNJAMIN SHABANI NË KF RENOVA

no thumb

Bunjamin Shabani, futbollist  24 vjeçar  i  cili vjen  nga  ekipi i   Partizantit të  Tiranës , nga  dita e sotme zyrtarisht  është  pjesë  e klubit të  futbollit   Renova.  Shabani me ekipin bardhekaltër  ka  nënshkruar  kontratë  një vjeçare. Televizioni Art ishte i pranishëm në aktin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Shabanit i cili do të veshë fanellën me numrin 21 dhe  ekipit  nga Xhepçishti. Ai me  këtë  rast  deklaroi:

Nga sot jam lojtarë i Renovës, kthehem d.m.th në kampionatin e Maqedonisë, shpresoj që bashkërisht të kemi sukses dhe të kalojmë shumë mirë. D.m.th ku kam qenë unë kam dhënë maksimumin , ju premtoj se do të japë maksimumin dhe shpresoj të kemi suksese.  Nuk është ndonjë dallim i madh d.m.th është aty, kampionatet janë të njëjta, varet prej klubeve po është një cilësi e kampionatëve.

Pas  marrëveshjes me  futbollistin   Shabani,  drejtori   sportiv  i Klubit futbollistik “Renova”, Lirim Saiti u shprehë tepër i kënaqur  pasi një  futbollist  i kalibrit të  tillë i ka munguar ekipit.

Me Bujamin Shabanin kemi qenë në kontakte edhe disa ditë më parë, më në fund ia arritëm atij qëllimi që ta angazhojmë në klubin  futbollistik Renova.Kemi marrë një lojtar cilësor që ka qenë një ndër talentat më të mëdhenj në Maqedoni dhe kohën e fundit ka qenë pjesë e ekipit Partizani të Tiranës në Shqipëri.Kemi  bërë  kontratë një vjeçare me Bunjaminin që të jetë pjesë e klubit futbollistik Renova dhe mendojmë t’i arrijmë qëllimet tona në klub“- deklaroi  ai.

Futbollisti  i  ri  i  Renovës , Bunjamin  Shabani të drejtë paraqitjeje  në fanelën e Renovës do të ketë menjëherë pasi të arrijë sertifikati  nga  Federata Shqiptare e Futbollit, ku do të jetë pjesë e kësaj  skuadre  që   në  javën e  parë  të  kampionatit që do të  fillojë  më  9  gushtë. /SH.S/ L.K/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia