close
Vendi

EKSPERTËT PËR BTV: TASHMË DIHEN SHKAQET PËRSE U DOGJ AUTOBUSI FATKEQ

BTV

Janë bërë të ditur shkaqet e zjarrit dhe vendi I burimit të parë të autobusit të “Besa Transit” që u dgj në autostradën “Struma” në Bullgari. Në televizionin bullgar BTV për këtë kanë njoftuar Prokurori Biser Mihajlov dhe hetuesi Marian Marinov, të cilët punojnë në zbardhjen e tragjedisë.

Marinov nuk ka dashur ta zbulojë arsyen e zjarrit dhe tha se “këtë do t`ua lë ekspertëve” të cilët dje sërish kanë kontrolluar autobusin. Ai ka shtuar se një pjesë e madhe e bankinës mbrojtëse ka hyrë në autobus në pjesën e gomës së parë afër derës së përparme, kurse rezervuari plastik është krejtësisht I shkatëruar.

“Mund të paramendoni se çfarë fërkimi dhe shkëndija ka pasur” – ka komentuar Mihajlovi.

Hetuesi ka thënë se autobusi ka qenë I vjetër dhe ka pësuar “remont” në Turqi dhe se e gjithë pajisja është ndërruar dhe se duhet të sqarohet nëse të rejat janë “jofabrike”.

Teoritë e komplotit që qarkullojnë në opinion janë të pasakta ka thënë Prokurori Mihajlov.

Në autobus s`ka pasur eksploziv, është shprehur kategorik Mihajlovi duke u thirrur në mostrat e bëra nga mbetjet e autobusit.

Nuk ka dëshmi për bidona me benzinë, kurse teoritë për “materiale të drogës” janë qesharake që nuk meritojnë komente – ka thënë Prokurori.

Hetuesi Marinov ka thënë se ka pasur gypa për naftë për të furnizuar sistemin e nxehjes së autobusit, por ata kanë mbetur të paprekur nga zjarri. Motori I autobusit gjithashtu punon djhe mund të ndizet e të punojë pa probleme.

Sipas Marinovit, nuk mund të drejtohen akuza për kushtet e këqija të gardhit mbrojtës, që sipas ekspertëve nuk ka qenë e vendosur sipas kërkesave.

“Sikur edhe të rregullohet me 100 vida, autobusi do ta prishte, autobusi ka 18 ton” – ka thënë ai.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia