close
EkonomiTop LajmeVendi

EKSPORTUESIT: TË NDRYSHOHET SISTEMI I PROMOVIMIT

Screenshot_6

Përkrahje financiare gjatë promovimeve në panaire


Kompanitë të cilat pjesën më të madhe të prodhimtarisë së tyre e plasojnë jashtë vendit kërkojnë ndihmë nga qeveria për promovime në panaire të njohura të biznesit në Evropë dhe në botë. Nga Klubi i Eksportuesve në Odën Ekonomike kërkojnë që pjesa më e madhe e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla të kenë interes më të madh për pjesëmarrje dhe promovimin në panaire me çka do t`i ulnin shpenzimet. Biznesmenët presin edhe ndihmën e qeverisë sepse promovimi për komunitetin e biznesit do të thotë rritje e ekonomisë dhe punësime të reja.

Maqedonia është vend i vogël, por plasimi i produkteve për eksport nga cila doqoftë degë e industrisë në tregjet evropiane dhe botërore varet nga promovimi i kompanive të vogla, të mesme dhe të mëdha në panairet e njohura nëpër botë. Pjesëmarrja në panaire të tilla do t’u kushtonte kompanive rreth 100 mijë euro. Këto janë mjete të cilat nuk mund t’i ndajë secila kompani, theksojnë nga Klubi i Eksportuesve. Për këtë shkak ata kërkojnë nga qeveria ta ndihmojë sektorin privat për promovime jashtë vendit.

“Në formë të iniciativës të cilën do ta dorëzojmë në qeveri rreth ndryshimeve përkatësisht reformave në mbështetje të ndihmës shtetërore për kompanitë për pjesëmarrje në panaire. Pika e parë është që qeveria të përcaktojë një institucion përgjegjës, i cili do të sigurojë mbështetje financiare dhe logjistike për kompanitë, gjithashtu mjetet të planifikohen në afat të gjatë, sepse paraqitja për pjesëmarrje në panairet e mëdha duhet të bëhet më së paku një vit ose një vit e gjysmë para kohe”. -deklaroi Gligor Cvetanov.

Nga vendet e rajonit, si shembull, biznesmenët e veçojnë Turqinë e cila shpenzimet për panaire të kompanive i mbulon deri në 50%.

“Shembulli më i mirë është Turqia. Turqia eksportuesve ua sponsorizon 50 % të pjesëmarrjes në panaire. Te ne kjo është e pamundur dhe nuk presim që të jenë të mbuluara 50 % e shpenzimeve. Ne kërkojmë të mbulohen një pjesë e tyre. Vizita e një panairi në fushën e elektroteknikës dhe maqinerisë është më së paku 25 deri 30 mijë euro për stendë të vogël, për panaire më të mëdha është 100 mijë euro në vit për prezantimin tonë.”- vlerëson Goran Antevski, Zëvendëskryetar i Klubit të Eksportuesve.

Vendi për 5 muajt e parë të vitit nga bilanci i eksportit vetëm për në Gjermani ka realizuar 49,4% nga të gjitha produktet eksportuese në botë, që është 60% e tërë eksportit nga vendi drejt Bashkimit Evropian. Vendet e Ballkanit Perëndimor në pesë muajt e parë marrin pjesë me 317 milionë dollarë në shkëmbimin tregtar. / Verica Dimitrijevska/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia