close
Kulture

EKSPOZITË: “PORTRETET E PERSONALITETЕVE HISTORIKE” 

Screenshot_3

Xhemajli: Të kultivohet arti tradicional shqiptar


Piktori i njohur nga Kosova Emrush Xhemajli mbrëmë hapi ekspozitën individuale “Portretet e dëshmorëve dhe të personalitetеve historike kombëtare” në Galerinë Kombëtare të Republikës së Maqedonisë. Në fjalën e rastit, piktori Xhemajli dha mesazhin  se duhet të kultivohet arti tradicional shqiptar.

“Portretet e dëshmorëve dhe të personalitetеve historike kombëtare”  titullohet ekspozita individuale e piktorit Emrush Xhemajli e cila u hap mbrëmë në Galerinë Kombëtare të Republikës së Maqedonisë.

Xhemajli, ekspozitën në fjalë e organizoi në shenjë të përvjetorëve të personaliteteve më të shquara historike, duke filluar nga 550 vjetori i vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, 140 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 20 vjetori i rënies së Adem Jasharit në Prekaz, 50 vjetori i protestave studentore të vitit 1968 si dhe 30 vjetorit të demonstratave të vitit 1988.

Në fjalën e rastit, piktori Xhemajli falënderoi të pranishmit dhe dha mesazhin  se duhet të kultivohet arti tradicional shqiptar.

Drejtoresha e Institutit të Galerisë kombëtare të Maqedonisë, Dita Starova Qerimi, theksoi se arti i Xhemajlit e vizualizon historinë shqiptare dhe ngre lartë personalitetet e kauzës shqiptare.

Në ekspozitë morën pjesë personalitete të fushave të ndryshme, si nga ajo politike, ashtu edhe nga ajo shoqërore dhe sociale, nga vendi poashtu edhe nga Kosova. Ekspozita në fjalë për herë të parë u hap në Muzeun e Kosovës. /Blerona Jakupi/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia