close
Bota

EKUADOR: PRESIDENTI VENDOS GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME

Screenshot_1

Presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend. Arsye është rritje për më shumë se qind për qind e çmimeve të derivative të naftës që u pasua me protesta të mëdha. Agjencitë lajmeve njoftojnë se transporti po zhvillohet me vështirësi kurse shkollat janë mbyllur.

Gjendja e jashtëzakonshme mundëson vendosjen e zones së sigurisë në shkallë vendi, suspendimin dhe kufizimi e disa të drejtave, përfshirë këtu lirinë e qarkullimit dhe vendosjen e censurës në media.

Qytetarët janë të pakënaqur me qeverinë për shkak të heqjes së subvencioneve për derivatet e naftës dhe gazin, si pjesë e marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar që pati për rrjedhojë edhe rritjen e tarifave doganore deri në 123 për qind. /Agjencitë/ 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia