close
Bota

EKUADOR: TË PAKTËN 58 TË VDEKUR NGA PËRLESHJET NË NJË BURG

ECU

Të paktën 58 të burgosur janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve që ndodhë gjatë natës në burgun Penitenciaria del Litoral në Ekuador, tha qeveria të shtunën, duke thënë se përleshjet kanë qenë mes bandave,

Burgu, që gjendet në qytetin jugor të Guajakilit, është burgu i njëjtë ku u vranë 119 të burgosur në muajin shtator, kur u zhvilluan përleshjet më vdekjeprurëse në burgjet e Ekuadorit.

Qeveria ka thënë se përleshjet kanë ndodhur në mes bandave të trafikut të drogës, që janë përleshur për kontrollin e të burgosurve.

Incidenti i fundit ka ndodhur për shkak se lideri i një prej bandave është liruar nga burgu, tha guvernatori i provincës ku ndodhet burgu, Pablo Arosemena.

“Konteksti i kësaj situate është se kur nuk ishte lideri i bandës që ka kontrollin e një pavijoni të burgut, pasi ai u lirua disa ditë më parë. Të burgosurit që ishin me grupe të tjera, dëshironin që ta merrnin pozitën e tij dhe më pas ndodhi incidenti”, tha ai në një konferencë për media.

Ka pasur dhunë të madhe në burgjet e Ekuadorit, shtet në të cilin janë rreth 39,000 persona të burgosur. Në muajin shkurt, si pasojë e dhunës në burgje u vranë 79 të burgosur, ndërkaq 22 të tjerë në një incident tjetër në muajin korrik./REL/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia