close
Top LajmeVendi

ELEZ BIBERAJ NË KLAN M: BASHKËPUNIM I FRYTSHËM ME MUNDËSI AVANCIMI

elez1

Drejtori i Divizionit të Euroazisë në “Zërin e Amerikës”, z. Elez Biberaj, në kuadër të një turneu në vendet e rajonit dhe në Gjeorgji, gjatë qëndrimit në Shkup, vizitoi Klan Macedonia, ku u prit nga Drejtori Organizativ, Arben Halili dhe Kryeredaktori Rean Saiti.

Gjatë një takimi të ngrohtë e miqësor u vlerësua lartë roli i “Zërit të Amerikës” në promovimin e lirisë së shprehjes dhe demokracisë si dhe në informimin e drejtë e objektiv të shqiptarëve ndër vite.

z.Elez Biberaj çmoi lartë bashkëpunimin ndërmjet Tv Klan, Klan Macedonia dhe “Zërit të Amerikës” duke u zotuar në avancimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Ndryshe, që nga themelimi Klan Macedonia, për çdo ditë në orën 18:00, në programet e saj transmeton emisionin më të ndjekur “DITARI”, kurse gjatë krizës së pandemisë dhe zhvillimeve të rëndësishme në SHBA, gazetarë të “Zërit të Amerikës” përmes lidhjeve të drejtpërdrejta kanë informuar teleshikuesit tanë për zhvillimet në kohë reale në SHBA.

z.Elez Biberaj, i shoqëruar edhe nga korrespodenti i “Zërit të Amerikës” nga Shkupi, Isak Ramadani, tha se një model i këtillë i bashkëpunimit të frytshëm, përveç se është në interesin e opinionit publik, hap edhe shtigje të reja për trajnimin, edukimin dhe përsosjen e gazetarëve të rinj.

Në SHBA thuhet se Amerika ka një rrëfim për ta rrëfyer, kurse “Zëri i Amerikës” ka zërin e tij, që ua transmeton miliona njerëzve gjithandej botës, të cilët, në të kundërtën ndoshta nuk do të dinin për historinë, kulturën dhe vlerat amerikane. “Zëri i Amerikës” vazhdon traditën gati 80-vjeçare që botës t`i transmetojë lajme që ndoshta mund të jenë të mira apo të këqija – por VOA do ta thotë të vërtetën./KlanMacedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia