close
Ekonomi

ELEZI:KËTO JANË MASAT PËR ZBUTJEN E PASOJAVE TË KORONAVIRUSIT

unnamed

Këtë fillim-javë Qeveria ka miratuar një paketë masash  të ndryshme në shumën 200 milionë euro për t’I dale në ndihmë ekonomisë, kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ndihmë për punonjësit e kulturës, sportit dhe mediave, ndërkohë që ka vendosur edhe uljen e pagave në nivelin e pagës minimale për të gjithë zyrtarët e emëruar në të gjitha nivelet e pushtetit qendror dhe local. Për këto dhe masa të tjera gjatë minutave në vazhdim do të flasim me zonjë Shiret Elezi, Zëvendësministre e Financave.

  • Si qeveri keni miratuar një sërë masash që pritet ti dalin në ndihmë ekonomisë së vendit. A mund te na thoni per çfarë masash është fjala?
  • Zonja Elezi, VMRO-DPMNE-ja opozitare thotë se këto masa, në fakt, tek qytetarët, por edhe kompanitë në shtet ofrojnë pasiguri! Si ministri e Financave, si ju përgjigjeni këtyre kritikave?
  • Ku munden bizneset të sigurojnë mjete shtesë likuide përveç ndihmes direkte nga shteti?
  • Si qëndron situata me arkën e shtetit, me rezervat, dhe planet, le të themi, për një periudhë afatmesme?

  • Këto masa ekonomike të miratuara për disa nga odat ekomomike dhe një pjesë të ekspertëve nuk janë të mjaftueshme në përballje me krizën ekonomike. Thuhet se këto masa nuk janë edhe aq të favorshme, pasi nuk ofrohet një stabilitet apo siguri për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat janë edhe më të goditura nga kriza. Në fakt insistohet që këta sektorë të ndihmohen me kredi më të larta, se ato të miratuara e që sillen prej tre mijë deri më 30 mijë euro. Si I shikoni këto shqetësime?
  • Zonja Elezi ka firma që deri tash kanë punuar për eksport, tani që janë mbyllur kufijt, ato punëtorët I kanë lënë në shtëpi, pra nuk punojnë. I keni përfshirë dhe ato në paketën për ndihma?

  • Nga vendimi për uljen e pagave të zyrtarëve, qeveria synon të kursejë katër milionë euro që do të destinohen për sektorë të tjerë, por pa dhënë ndonjë shifër se sa shtetit do t’i kushtojnë të ardhurat e punonjësve të administratës, të cilët nuk janë përfshirë në masën e shkurtimit të rrogave. Fjala është për mbi 132 mijë të punësuar në administratë. Pra, pyetja shtrohet, sa kanë për t’I kushtuar buxhetit të shtetit?

  • Një nga masat e qeverisë që është pranuar nga bankat ka të bëjë me shtyrjen e kësteve të kredive prej tre deri në gjashtë muaj. Por, gjatë kësaj periudhe, klientët do të obligohen të paguajnë normën e interesit. Kjo  nuk është mirëpritur as nga klientët e as specialistët e fushës për shkak se, sikurse thuhet,  qytetarët i ngarkon me kamata. Çfarë mund të thoni?

  • ‘Do të ishte më mirë të mos llogaritet norma e interesit, do të thotë zgjidhja duhet të jetë pezullimi i plotë i kredisë për një periudhë të caktuar kohore, pra qytetarët gjatë kësaj periudhe të mos paguajnë kredinë, por edhe kamatën’- konsiderojnë njohësit e rrethanave ekonomike. Cili është qëndrimi i ministrisë së Financave?

 Një shqetësim tjetër, ditë më pare u ngrit nga komuna e Gostivarit së cilës në këtë kohë krize iu bllokua llogaria rrjedhëse. Ndërkohë që sikurse na keni deklaruar, kjo është zhbllokuar, besoj se Gostivari nuk është e vetmja komunë, ka pasur edhe subjekte të tjera jo vetëm të pushtetit local që iu keni dale në ndihmë këto ditë?                    

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia